KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy truproja të Ermal Nufit në grupin sulmues të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy truproja të Ermal Nufit në grupin sulmues të Vlorës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Dy truproja të Ermal Nufit në grupin sulmues të Vlorës

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 9:40 am
23 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Skandali i përplasjes me armë të dy biznesmenëve të fuqishëm për tokat në Palasë merr përmasa të tjera. Kapitali ka mësuar se pjesë e grupit sulmues të angazhuar nga Luan Muça i Deltës kanë qenë edhe dy truprojat zyrtare të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Ngjarja ka shkaktuar një skandal të rëndë në ministrinë e Mbrojtjes duke e detyruar Ermal Nufin të largojë nga grupi i shoqërimit dy anëtarët e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë.

Por ajo ka nxjerr edhe një herë në pah një fenomen alarmues që tashmë duket se është bërë masiv. Pjesëmarrja e punonjësve të armatosur të shtetit në përplasje private. Nga policët, të cilët shërbejnë si truproja në lokalet e natës, deri tek gardistët që marrin pjesë në sulme të organizuara me armë.

Pjesëmarrja e forcave të armatosura, të cilët paguhen nga borderotë e shtetit, në përplasje bandash është një goditje e rëndë për rendin publik. Por ajo tregon edhe degradimin e shtetit, i cili nuk është i aftë të disiplinojë trupat e veta, jo më të sigurojë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Përplasja

Pak para mesditës së të mërkurës, Policia e Vlorës u ngrit në alarm pasi u sinjalizua për një konflikt masiv në Orikum pranë një Hoteli. Telefonata sinjalizuese bluve u erdhi nga vetë pronari I hotel Palma Vasil Bedinaj I cili pretendoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë. Në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 persona, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Ata po merren në pyetje nga hetuesit në lidhje me sqarimin e rrethanave. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre polica ka gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Konflikti ishte mes 2 biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

Në momentet pas ngjarjes Bedinaj ka pretenduar se konflikti ishte për një shumë të konsiderueshme parash por burimet thonë se gjithçka lidhet me një pronë e cila po zhvillohet nga Luan Muça në Palasë ku po ndërtohet një resort.

Bedinaj me persona të tjerë ka kërkuar përqindje të kësaj prone çka është kundërshtuar nga Muça, i cili këtë mesditë kishte lënë një takim në Orikum për tu sqaruar.

Ka dyshime se gjatë këtij konflikti fillimisht fizik janë përdorur dhe armët e zjarrit, megjithatë në vendngjarje policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për rastin dhe po punohet me kamerat e sigurisë, dëshmitë e të implikuarve dhe të dhëna operative për zbardhjen e gjithë dinamikës së kësaj ngjarje.

Pamjet filmike të sekuestruara nga Policia e Shtetit tregojnë momentin e tensionuar kur të paktën 8 automjete mbërrijnë me shpejtësi dhe rrethojnë hapësirën përpara hyrjes së biznesit.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë rreth orës 10:30 të mëngjesit, dallohen makinat që bllokojnë rrugën kryesore dhe parkimin e kompleksit, ndërsa prej tyre zbarkojnë disa persona të veshur me të zeza të cilët më pas i drejtohen me shpejtësi hyrjes së resortit për të kanosur pronarin.

Menjëherë pas alarmit të dhënë nga i dëmtuari, forcat e policisë kanë ndërhyrë me urgjencë duke bllokuar nyjet kryesore dhe duke ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore të Vlorës. Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë repotuar një nga automjetet e dyshuara që po lëvizte me shpejtësi marramendëse për t’i shpëtuar arrestimit dhe janë vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Gjatë tentativës për t’u larguar, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u aksidentuar rëndë. Brenda automjetit të përmbysur, efektivët e policisë kanë gjetur tre persona si dhe një armë zjarri të llojit pistoletë. Si pasojë e përplasjes, dy prej të dyshuarve kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore nën ruajtje policore, ndërsa personi i tretë nuk ka pësuar dëmtime.

Nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në terren për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes, si dhe identifikimin e shoqërimin e të gjithë personave të tjerë që morën pjesë në rrethimin e resortit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fabula e re e Edi Ramës: Shqiptarëve pasqyrën, për vete milionat
Artikulli tjetër Dënohet me burg familja shqiptare ‘Balesi’ në Britani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.