KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Përditësimi i fundit: 8 Shtator, 2026 2:12 pm
13 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas rezultateve të PISA 2025, të publikuara sot nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), nxënësit shqiptarë shënojnë 435 pikë në shkencë, 433 në matematikë dhe 408 në lexim.

Në shkencë, Shqipëria është në 435 pikë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 482 pikë – një hendek prej 47 pikësh.

Në matematikë, Shqipëria ka 433 pikë, kundrejt 463 pikëve të OECD-së – 30 pikë më pak.

Por diferenca më e madhe shfaqet në lexim: Shqipëria arrin vetëm 408 pikë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 461 pikë. Hendeku është 53 pikë.

Në asnjërën prej tri fushave kryesore Shqipëria nuk afrohet me nivelin mesatar të vendeve të OECD-së.

Të dhënat bëhen edhe më shqetësuese kur shihet se sa nxënës arrijnë të paktën nivelin bazë të aftësive.

Në lexim, vetëm rreth 50% e nxënësve shqiptarë arrijnë Nivelin 2 ose më lart. Në matematikë kjo përqindje është rreth 55%, ndërsa në shkencë rreth 61%.

Me fjalë të thjeshta: një pjesë shumë e madhe e 15-vjeçarëve shqiptarë nuk arrijnë nivelin minimal të aftësive që PISA konsideron të nevojshme për t’u përballur me detyra bazë në këto fusha.

Në anën tjetër, Shqipëria ka shumë pak nxënës në nivelet më të larta të performancës. Kjo tregon jo vetëm një problem me mesataren, por edhe një problem me aftësinë e sistemit për të prodhuar nxënës me rezultate të larta.

Por rezultatet e Shqipërisë nuk duhen lexuar pa marrë parasysh një shënim shumë të rëndësishëm të OECD-së.

Organizata paralajmëron se një ose më shumë standarde të kërkuara të kampionimit nuk janë përmbushur për Shqipërinë. Për më tepër, OECD vëren një boshllëk në përfaqësimin e disa kategorive të shkollave, që nuk mund të korrigjohet plotësisht vetëm përmes procedurave statistikore.

Për këtë arsye, rezultatet shqiptare duhet të interpretohen me kujdes të veçantë, dhe OECD nuk raporton një trend zyrtar për Shqipërinë në këtë cikël.

Ky është një detaj që theksohet fort në raport.

Kjo sepse PISA nuk është thjesht një provim ku mblidhen pikët e nxënësve, por është një studim statistikor ndërkombëtar dhe cilësia e kampionit është pjesë thelbësore e besueshmërisë së përfundimeve.

Nëse kampioni nuk përfaqëson plotësisht popullsinë që synohet të matet, rezultatet mund të raportohen, por interpretimi i tyre kërkon rezerva.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit
Artikulli tjetër ‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.