KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’
FokusKomentKryesoreSocialeZhvillim

Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 7:51 am
100 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gazetari Basir Çollaku ka bërë deklarata të forta në Syri TV, duke folur për një anije të ndaluar në Spanjë me 82 kontenierë me armë dhe për një përplasje të fortë mes zyrtarëve shqiptarë në Kryeministri.

Çollaku tha se informacionin për këtë ngjarje e kishte përmendur edhe disa muaj më parë dhe se, pas intervistës së Arben Ahmetajt, ishte rikthyer për ta konsultuar me persona që, sipas tij, kishin dijeni për çështjen.

Sipas gazetarit, bëhej fjalë për një anije të ndaluar në Spanjë, e cila transportonte 82 kontenierë me armë. Çollaku deklaroi se personazhe që, sipas tij, lidhen me përgjimet e bëra publike së fundmi, përfshirë një ministër aktual dhe një drejtues të një agjencie të rëndësishme në Tiranë, janë mbledhur në Kryeministri për të diskutuar mbi çështjen.

Gazetari pretendoi se takimi ka degraduar në një përplasje të fortë. Ai shtoi se dy vartës, të cilët i përshkroi si zyrtarë, janë qëlluar gjatë përplasjes.

‘Para disa muajsh ne bashkërisht e kemi përmendur këtu, që unë kisha një informacion.

Kur doli intervista e Ahmetajt në mbrëmje, unë konsultohesha me, le të themi miq për të cilët kishim folur më herët. Për një anije e cila ishte ndaluar le të themi në Spanjë, me 82 kontenierë me armë.

Dhe personazhet që janë në përgjim, një ministër sot dhe drejtues i një agjencie shumë të rëndësishme në Tiranë sot, janë mbledhur në Kryeministri bashkë me zotërinë që drejton shumë punë në Kryeministri.

Dhe aty kanë debatuar dhe është bërë një sherr i madh me britma, ulërima, dhe janë kapur edhe me duar, edhe fizikisht.

Dy vartës, zyrtarë dhe janë qëlluar. Dhe janë qëlluar nga ulërimat dhe britmat e kësaj ngjarjeje me shumë kosto.

Dhe personazhi i huaj kërkonte që të zgjidhej kjo punë sepse ishte me shumë para, me shumë rrezik, me shumë risk për aktivitetin e tyre, e paligjshmërinë e ngarkesës.

Kjo është prodhuar në atë periudhë, nuk dihet se sa lidhje ka me këtë, por indikacionet e kësaj natyre, informacione… Dhe njeri u bë ministër më vonë.

Nuk ishte ministër kur u shpërfytyrua edhe fizikisht nga pasjellshmëria dhe mungesa e vëmendjes në ndjekjen e operacionit.’, tha Basir Çollaku.

 

Marrë nga Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira
Artikulli tjetër ‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.