KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2026 8:39 am
25 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në kulmin e sezonit të zjarreve, kryeministri Edi Rama publikoi pamjet e një avioni duke ndërhyrë në shuarjen e flakëve dhe e prezantoi atë si një kapacitet të ri të Shqipërisë për përballimin e zjarreve.

“Avioni ynë i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë”, shkroi Rama më 5 gusht, duke shtuar se vendi ishte “plotësisht i vetëdijshëm” për rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve.

Zjarret

Blerja e avionëve për shuarjen e zjarreve është prej vitesh një premtim i përsëritur i qeverisë, që është shoqëruar me afate të ndryshuara dhe deklarata kontradiktore nga drejtues të ndryshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në korrik, ndërsa sezoni i zjarreve sapo kishte nisur, Faktoje riktheu në vëmendje historinë e “dy avionëve zjarrfikës” të premtuar prej vitesh, duke evidentuar se procesi vijonte të shoqërohej me paqartësi mbi statusin e kontratës dhe afatet e vënies në funksion.

Por shfaqja e avionit në videon e kryeministrit dhe, më pas, angazhimi i dy avionëve në shuarjen e zjarreve gjatë gushtit, sollën një zhvillim të ri.

Për të mësuar se çfarë statusi kanë këta avionë, nëse janë pjesë e kapaciteteve të blera nga Shqipëria dhe në çfarë faze ndodhet procesi i sigurimit të tyre, Faktoje iu drejtua sërish me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes.

Tre avionë të kontraktuar, dy në terren për trajnim

Përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes për Faktoje sqaron se dy avionët e angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë gushtit janë pjesë e kontratës së lidhur për blerjen e tre avionëve, ndërsa prania e tyre në Shqipëri lidhet me trajnimin dhe familjarizimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë me këto mjete.

Sipas ministrisë, kontrata është nënshkruar më 17 qershor 2026 me kompaninë spanjolle Aviation Trade Europe SL (Air Tractor Europe), me objekt “Për blerjen e avionëve të lehtë me krahë fiks shumërolësh”.

Proçedura u zhvillua si një proces konkurrues për qëllime ushtarake, në përputhje me legjislacionin shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në garë morën pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa ofertën fituese e paraqiti operatori me çmimin më të ulët, në vlerën 11,888,075 euro pa TVSH, rreth 20% më pak se fondi limit.

Operatori tjetër u skualifikua për mospërmbushje të kritereve ligjore të kualifikimit dhe të kapacitetit ekonomik e teknik.

Kontrata

Kontrata parashikon blerjen e tre avionëve, por përfshin edhe trajnimin e personelit shqiptar.

Konkretisht, sipas ministrisë, pjesë e kontratës është “trajnimi dhe familjarizimi paraprak i pilotëve dhe teknikëve shqiptarë me avionët e lehtë me krahë fiks shumërolësh në kushte reale të fikjes së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky proces ka nisur në fillim të gushtit 2026. Në kuadër të tij, dy avionë janë aktualisht të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

Pra, ndërsa kryeministri Edi Rama e prezantoi më 5 gusht avionin e parë si “avioni ynë i parë zjarrfikës”, të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se në gusht janë dy avionë në Shqipëri, të angazhuar në shuarjen e zjarreve në kuadër të trajnimit dhe familjarizimit operacional të personelit shqiptar.

Shqipëria ka kontraktuar tre avionë, ndërsa dorëzimi i plotë i tyre, së bashku me trajnimet, sipas afatit zyrtar të kontratës, duhet të përfundojë jo më vonë se marsi 2027.

Përfundim

Historia e avionëve zjarrfikës është shoqëruar prej vitesh me premtime të përsëritura dhe afate të shtyra.

Në janar 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria do të blinte dy avionë shumërolësh për ndërhyrje në rastet e zjarreve dhe emergjencave.

Në tetor 2024, Faktoje verifikoi se blerja ende nuk ishte realizuar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes parashikonte që avionët të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026.

Në mars 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se avionët do të ishin në dispozicion gjatë atij sezoni veror.

Por në korrik 2025, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi për Faktoje se Forcat e Armatosura nuk dispononin asnjë avion zjarrfikës. Një muaj më pas, ministri Pirro Vëngu deklaroi se procedurat për blerjen e dy avionëve ishin realizuar.

Megjithatë, në janar 2026 ai pranoi se procesi vijonte ende dhe se operacionalizimi mund të shtyhej deri në vitin 2027, për shkak të prodhimit të avionëve dhe trajnimit të pilotëve.

Këtë gusht, premtimi mori për herë të parë një formë konkrete në terren. Një avion u shfaq në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, ndërsa dy avionë u angazhuan në shuarjen e zjarreve në vend.

Megjithatë, përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes për Faktoje sqaron se prania e tyre në Shqipëri është pjesë e procesit të trajnimit dhe familjarizimit të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë, në kushte reale të ndërhyrjes ndaj zjarreve.

Ndërkohë, kontrata e nënshkruar më 17 qershor 2026 nuk parashikon më dy, por tre avionë, me vlerë 11.88 milionë euro pa TVSH. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dorëzimi total i tre avionëve, përfshirë trajnimet, duhet të përfundojë jo më vonë se marsi 2027.

Pas vitesh premtimesh dhe afatesh të ndryshuara, këtë gusht Shqipëria ka nisur të përdorë dy avionë në terren, ndërsa përmbushja e plotë e kontratës për tre avionët është ende në pritje.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Iluzioni se milionerët e botës mezi po presin të shpërngulen në Shqipëri

I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës

Nga bektashinjtë te Manastiri i Deçanit: a po testohet në Ballkan një model i ri i entiteteve fetaro-territoriale?

Persona civilë po ndalojnë protestuesit në Tiranë

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës
Artikulli tjetër Dhuna policore ndaj protestuesve përplas Ramën me Demokratët Europianë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kthimi në hije i resortit në Zvërnec
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
SPAK: Balluku mori rryshfet nga Arbër Abazi, një vilë
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 10 Shtator, 2026
Si planifikon Rama të hipotekohet Shqipëria nxitimthi me një procedurë të re?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
Vangjel Tavo promovon “bekimin” e priftit në shkollë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.