KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Champions League/ Bayerni, United dhe Como shkëlqejnë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Champions League/ Bayerni, United dhe Como shkëlqejnë
AktualeAnalizeSocialeSporti

Champions League/ Bayerni, United dhe Como shkëlqejnë

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 7:49 am
80 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas sfidave të para të javës, mbrëmja e Champions League solli në fushë disa prej emrave më të mëdhenj të Europës, me Bayern Munich, Manchester United dhe Como që e nisën aventurën në formatin e ri të kompeticionit me rezultate pozitive.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich nuk la vend për surpriza ndaj Bodo/Glimt, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0.

Bavarezët dominuan sfidën dhe e gjetën golin në pjesën e dytë, me Jamal Musialën që zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të. Harry Kane dyfishoi avantazhin në minutën e 61-të, ndërsa Alphonso Davies dhe Michael Olise vulosën fitoren me golat në minutat 77, 83 dhe 92.

Edhe Manchester United u rikthye në skenën më të madhe europiane me një paraqitje bindëse. “Djajtë e Kuq” mposhtën 4-0 Sabah Bakun në “Old Trafford”, në një ndeshje ku skuadra e Michael Carrick kontrolloi lojën që nga fillimi.

Matheus Cunha hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërsa Bruno Fernandes realizoi të dytin në të 42-ën. Benjamin Sesko shënoi golin e tretë pak para pushimit, ndërsa Lisandro Martinez vendosi rezultatin final 4-0 në minutën e 68-të.

Një histori më vete ishte sfida e Comos, që shkroi një kapitull të ri në debutimin e saj në fazën e ligës së Champions League. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti RB Leipzig me rezultatin 4-1, duke dhuruar një paraqitje spektakolare.

Baturina kaloi vendasit në avantazh në minutën e 15-të, ndërsa Douvikas dyfishoi rezultatin në minutën e 38-të. Diao shënoi të tretin në minutën e 54-t, ndërsa Maksimovic ngushtoi diferencën për Leipzig në të 58-ën. Megjithatë, Perrone vulosi suksesin e Comos me golin e katërt në minutën e 90+1.

Slavia Praha dhe Lens dhuruan një përballje me shumë emocione, ku skuadra franceze doli me tre pikë pas fitores 3-2. Sturm shënoi dy herë për vendasit në minutat 51 dhe 88, por Lens reagoi me golat e Simës në minutën e 73-të dhe Thauvin në minutën 90+1, ndërsa realizimi i tretë i Aguilar i dha francezëve suksesin në një ndeshje me shumë përmbysje.

Më herët, në programin e Champions League u luajtën edhe sfidat Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar, të cilat përfunduan pa fitues, nga 1-1.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump mbyll konventën e republikanëve me thirrje për zgjedhjet: Votoni, ose do të shkoni në ferr
Artikulli tjetër Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.