KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi dhe remitancat e ulën deficitin e bilancit të pagesave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi dhe remitancat e ulën deficitin e bilancit të pagesave
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Turizmi dhe remitancat e ulën deficitin e bilancit të pagesave

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 9:32 am
88 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dytë të vitit, i mbështetur sidomos nga turizmi dhe nga rritja e dërgesave të emigrantëve.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit kishte vlerën e 108 milionë eurove, 63% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente ishte gjithashtu në rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018.

Deficiti tregtar në mallra vazhdon të përcaktojë pozicionin deficitar të bilancit të llogarisë korrente, por ky deficit kompensohet pjesërisht nga rezultati pozitiv në tregtinë e shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore, kryesisht remitancat.

Për 6-mujorin, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën e 2.89 miliardë eurove, me një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e mallrave, të shprehura në Euro, ishin në rritje, por me ritme më të ulëta krahasuar me ato të rritjes së importeve.

Megjithatë, ritmet e rritjes së deficitit në mallra ishin më të ngadalta në raport me rritjen e suficitit të shërbimeve.

Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.79 miliardë eurove, në rritje me 12.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 957 milionë eurove, në rritje me 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, kontributi i fasonerisë paraqitet pothuajse në stanjacion, pavarësisht efektit pozitiv statistikor të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit. Të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 365 milionë euro, 1.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç eksportit të shërbimeve, të ardhurat dytësore dhe kryesisht dërgesat e emigrantëve ngelen kolona e dytë që zbut deficitin e lartë tregtar në mallra të vendit.

Për 6-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 621 milionë euro, në rritje me 16.7% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Remitancat këtë vit kanë arritur vlerën më të lartë historike për 6-mujorin e parë të vitit 2025. Një cikël i ri i rritjes së tyre ka nisur në dekadën e fundit, i mbështetur nga valët e reja të emigrimit të shqiptarëve.

Flukset negative neto në bilancin e llogarisë korrente megjithatë tejkalohen nga të ardhurat e investimeve të huaja direkte dhe nga prurjet e tjera informale nga jashtë, që nuk mund të vlerësohen me saktësi. Për 6-mujorin 2025, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave duket se në parim përputhen me një shpejtim të tendencës së forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron dhe me valutat e tjera kryesore gjatë vitit 2026.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ngërçi me pagat, gjyqtarët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Artikulli tjetër Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.