KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitikeSociale

Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 9:31 am
36 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kur Edi Rama deklaroi më 30 dhjetor 2023 se paga mesatare në sektorin publik do të arrinte në 900 euro, shumëkush e konsideroi një tjetër premtim optimist të fundvitit.

Fundja ishte 30 dhjetor, pak orë më pas do të hidheshin fishekzjarret. Por, sigurisht duket se Kryeministri dinte diçka, në mos ka patur një plan.

Por në tremujorin e dytë të vitit 2026, sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92.150 lekë.

Me kursin zyrtar prej 91,94 lekësh për euro, kjo pagë është e barabartë me rreth 1.002 euro.

Kështu, të paktën në përllogaritjen statistikore dhe jo sipas fuqisë blerëse, paga mesatare e ka tejkaluar me mbi 100 euro objektivin e shpallur nga Rama… dhe kjo, falë rrënimit të euros në raport me lekun.

Me ritmin e lartë në zhvlerësimit të monedhës europiane ndaj lekut, sot shqiptarët kanë më shumë euro në xhep, por blejnë më pak mallra dhe shërbime.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, paga mesatare bruto është rritur me 9,8%.

Megjithatë, struktura e pagave mbetet e polarizuar: 25,8% e të punësuarve marrin pagën minimale, ndërsa vetëm 17,1% paguhen mbi 120 mijë lekë në muaj.

Nga fillimi i vitit 2026, paga minimale u rrit nga 40 mijë në 50 mijë lekë, një ndryshim që ka ndikuar edhe në rritjen e mesatares kombëtare.

Duhet theksuar se premtimi i Ramës lidhej me pagën mesatare në sektorin publik, ndërsa shifra prej 92.150 lekësh përfaqëson pagën mesatare bruto në të gjithë ekonominë.

Por, falë rritjes së pagave dhe forcimit të lekut, shifra e konvertuar tashmë ka kaluar kufirin e 1.000 eurove.

Me këto ritme, ekonomia shqiptare rrezikon ta tejkalojë sërish premtimin e kryeminsitrit dhe ta çojë pagën mesatare në 1 200 euro.

Ndoshta është ndër të paktat raste kur i duhet thënë kryeministrit që të mos i mbajë premtimet!

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Brenda kolapsit të agjencisë së surrogacisë, që u kushtoi grave surrogate dhe prindërve të ardhshëm ëndrrat dhe paratë e tyre
Artikulli tjetër Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 mijë fëmijë më pak se 10 vjet më parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.