KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bllokimi i furnizimit me naftë nga Rusia, Hungaria akuzon BE-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Bllokimi i furnizimit me naftë nga Rusia, Hungaria akuzon BE-në
BotaOpinion

Bllokimi i furnizimit me naftë nga Rusia, Hungaria akuzon BE-në

Përditësimi i fundit: 24 Gusht, 2024 9:25 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shefi i politikës së jashtme hungareze tha të shtunën se vendimi i Komisionit Evropian për të mos ndërmjetësuar në një mosmarrëveshje mbi bllokimin e furnizimeve me naftë nga Rusia nëpërmjet Ukrainës drejt vendit të tij, lë të kuptosh se Brukseli qëndronte pas bllokimit.

Hungaria dhe Sllovakia kanë protestuar që kur Ukraina e vendosi në qershor prodhuesin rus të naftës, Lukoil, në një listë sanksionesh, duke ndaluar kalimin e naftës ruse nëpër territorin ukrainas drejt rafinerive sllovake dhe hungareze.

Akuza pa prova nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, vjen një ditë pasi Komisioni Evropian refuzoi një kërkesë nga Hungaria dhe Sllovakia për të ndërmjetësuar me Ukrainën lidhur me sanksionet në fjalë.

“Fakti që Komisioni Evropian deklaroi se nuk ishte i gatshëm të ndihmonte për të siguruar furnizimin e Hungarisë dhe Sllovakisë me energji, sugjeron se urdhri u dërgua nga Brukseli në Kiev për të shkaktuar sfida dhe probleme në furnizimin me energji të Hungarisë dhe Sllovakisë”, tha zoti Szijjarto gjatë një takimi.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentonte lidhur me akuzat e zotit Szijjarto.

KE, i cili e ka mbështetur Ukrainë që nga fillimi i agresionit të Rusisë në vitin 2022, u ka kërkuar vazhdimisht vendeve të BE-së që t’i japin fund varësisë nga furnizimet me energji nga Moska. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj shumicës së importeve të naftës ruse.

Të premten, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se nuk kishte tregues se sanksionet e Ukrainës kishin rrezikuar furnizimin e vendeve evropiane me energji, ndërsa nafta ruse vazhdon të transportohet përmes tubacionit Druzhba, i cili gjithashtu lidh Rusinë me Sllovakinë dhe Hungarinë duke kaluar nëpërmjet territorit të Ukrainës. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga qeveria ukrainase.

Sllovakia dhe Hungaria janë vende anëtare të bllokut dhe e kanë kundërshtuar ndihmën ushtarake të aleatëve perëndimorë për Ukrainën, ndërsa ai vend lufton kundër pushtuesve rusë.

Dega jugore e tubacionit kalon përmes Ukrainës në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari dhe ka shërbyer si burimi kryesor i furnizimit të rafinerive të tyre për vite me radhë.

Muajin e kaluar zoti Szijjarto bëri komente të ngjashme ndërsa e akuzoi Komisionin Evropian për shantazh lidhur me mosmarrëveshjen për naftën, duke thënë se ndoshta “Brukseli, jo Kievi, ishte ai që kurdisi gjithçka”.

Një zyrtar i qeverisë hungareze tha të enjten se kompania hungareze e naftës “MOL” ishte në fazat përfundimtare të diskutimeve për të krijuar një mënyrë që do të siguronte furnizimin me naftë të papërpunuar nga Rusia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deputetët rikthehen në punë, më 27 gusht
Artikulli tjetër Shqipëria është ndër furnizueset kryesore të luftës së Izraelit, në Gaza

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.