KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2026 9:00 am
24 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama e nisi javën me një sulm publik ndaj gjyqtarëve për çështjen e përllogaritjes së pagave të tyre, pasi mazhoranca që ai drejton zvarriti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit,” shkruajti Rama në platformën X, duke komentuar një intervistë në media të kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi.

Gjyqtarët dhe prokurorët janë një target i preferuar për kryeministrin Edi Rama gjatë viteve të fundit, pavarësisht çështjeve të ndryshme me të cilat ai angazhohet në debat. Në konfliktin e fundit për pagat, kryeministri u përpoq ta devijonte debatin nga detyrimi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese tek pagat e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Konflikti nisi pasi ministria e Financave dhe drejtoritë e Thesarit të Shtetit refuzuan të alokonin pagat për muajin gusht për të gjithë magjistratët në sistemin e drejtësisë, sipas një përllogaritje të re për këto paga të bëra nga Këshillat bazuar mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në retorikën e Kryeministrit, gjyqtarët shqiptarë paraqiten si një kategori e mbipaguar dhe rritja e mëtejshme e pagave do të përbënte një barrë për buxhetin e shtetit dhe tejkalimin me dhjetrafish të pagave në krahasim me sektorë të tjerë.

Por për analistët e politikës, kryeministri po e përdor këtë retorikë për të sulmuar organet e drejtësisë për arsye politike dhe po tenton të devijojë ‘urrejtjen e publikut’, që prej më shumë se 100 ditësh protesta është e fokusuar drejt qeverisë së tij.

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politika i tha BIRN se Kryeministri ka dy synime që nuk lidhen me zgjidhjen e problemit, por me agjenda paralele të tij.

Së pari, sipas tij, ai kërkon ta përdorë rastin për presion ndaj drejtesisë, që ka nxitur dhe një fushatë denigruese nga militantët dhe ndjekësit e tij.

“Një tregues ky i rëndësishëm në kushtet kur SPAK do të duhet të marrë vendime lidhur me imunitetin e zv/kryeministres, me hetimet e Zvërnecit dhe dosjet e tjera VIP,” thotë Krasniqi.

Po ashtu, shton ai, “Rama kërkon ta zhvendosë vëmendjen e medias dhe publikut nga debati për skandalet dhe kritikat për keqqeverisje dhe korrupsion tek debati monolog kundër drejtësisë”.

Krasniqi e quan këtë një ‘debat monolog’, pasi kryeministri po ndan komente e shënime publike kundër një sistemi, i cili nuk i përgjigjet sepse është kolektiv, është diskret dhe vepron me akte ligjore.

Ndërsa Neritan Sejamini i konsideron sulmet e kryeministrit ndaj organeve të drejtësisë si një taktikë për të devijuar debatin dhe vëmendjen publike nga protestat e përditshme qytetare që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

“Unë mendoj që është thjesht taktikë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e tij dhe për të krijuar një shënjestër tjetër për të kanalizuar urrejtjen publike edhe diku tjetër përveç tij,” tha Sejamini.

Në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese konstatoi se formula e përdorur për llogaritjen e pagave të magjistratëve kishte sjellë një “ulje të fshehtë” të pagës dhe urdhëroi Kuvendin të miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore për përshtatjen e pagave me standardet kushtetuese. Gjykata përcaktoi si afat të fundit datën 31 korrik 2026, ndërsa efektet financiare duhej të shtriheshin që nga 1 prilli 2023. Megjithatë, deri në përfundimin e këtij afati Kuvendi nuk ndërmori ndryshimet e kërkuara, duke lënë të pazgjidhur edhe mënyrën e përllogaritjes së pagave nga 1 gushti e në vijim.

Në muajin gusht, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke interpretuar karakterin detyrues të vendimit, vendosën që të përcaktojnë pagat e gjyqtarëve sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese me një pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin, si dhe kompensimin e rritjes së munguar që nga prilli 2023.

Në vend që konflikti të mbetej një çështje e zbatimit të një vendimi kushtetues, debati është shndërruar në një përplasje publike mes kryeministrit dhe gjyqësorit, pasi Ministria e Financave refuzoi të zbatonte formulën e pagave sipas vendimit të KLGJ-së duke sjellë si pasojë paditjen e ministrit dhe drejtorëve të Thesarit në gjykatë.

Sipas Krasniqit, kryeministri e shmang pikërisht thelbin e këtij problemi që lidhet me pyetjen se pse mazhoranca dhe Kuvendi nuk zbatojnë vendimet e Gjykates Kushtetuese.

“Respektimi i këtij parimi dhe i detyrimeve kushtetuese do të kishte evituar krizën, debatin dhe koston e qytetarëve për shkak të tyre,” vlerëson Krasniqi.

Nga ana tjetër, Krasniqi vlerëson se KLGj dhe KLP u nxituan në vendimmarrjet e tyre, pa informuar publikun dhe pa ndjekur më parë instrumentet e tjera.

“Me të njëjtin pasion, shpejtësi e profesionalizëm që drejtësia mbrojti të drejtat e veta kushtetuese në rastin e rrogave duhet të mbrojë edhe interesin publik kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, pra të trajtojë rastet VIP dhe të dëshmojë se procesi i llogaridhënies, barazisë përpara ligjit dhe përballjes me pasojat e abuzimit e shkeljes se ligjit ështe i pakthyeshëm dhe i garantuar,” përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve

Trazira në Hagë, mediat: Demonstrata doli jashtë kontrollit

Avokati i Hashim Thaçit thirrje Kuvendit të Kosovës të shfuqizojnë Gjykatën Speciale

Albin Kurti: Udhëheqësit e UÇK-së nuk u dënuan me vullnetin e popullit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane: Evropa mbetet peng i SHBA-ve dhe Kinës për inteligjencën artificiale
Artikulli tjetër Si u kthye sërish në qendër të skandalit ‘makthi i Greqisë’, Alket Rizai?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së?
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Konflikti për pagat/ Disa gjykata veçojnë administratën nga gjyqtarët, zhbllokohet fondi për punonjësit
Finance Fokus Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Aktgjykimi ndaj liderëve të UÇK-së, BE-ja apel për qetësi
Aktuale Koment Kryesore Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata në Hagë dënon me 81 vite në total ish-liderët e UÇK-së, protestë masive në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.