KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2026 1:52 pm
64 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një megaoperacion është vënë në lëvizje nga autoritetet greke për kapjen e Alket Rizait, i cili nuk është kthyer në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes së tij. Sipas mediave greke, Rizai duhej të paraqitej në burg në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës, 14 shtator, por nuk është kthyer në qeli pas përfundimit të lejes.

Policia greke ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, por deri tani pa rezultat. Në kuadër të hetimeve është ngritur edhe dyshimi se Rizai mund të jetë larguar drejt Shqipërisë. Sipas informacioneve të mbërritura te autoritetet greke, gjurma e fundit e tij është lokalizuar në Greqinë e Veriut. Kjo ka ngritur dyshimet se prej andej mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë. Por, deri më tani, kjo mbetet vetëm një pistë e pakonfirmuar.

Vetëm një ditë para përfundimit të lejes për t’u rikthyer në burg, emri i Alket Rizait u raportua i lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur më 13 shtator, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri dhe mbetën të plagosur dy persona. Sipas mediave greke, Rizai dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë gjatë konfliktit.

Pas ngjarjes, ai është larguar, ndërsa të nesërmen nuk është paraqitur në burgun e Domokos, ku duhej të kthehej pas përfundimit të lejes. Në këto rrethana, autoritetet greke e kanë shpallur zyrtarisht në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për vendndodhjen e tij dhe rrethanat e largimit.

Kjo ishte leja e 17-të që Rizai kishte marrë që nga viti 2021. Në 16 rastet e mëparshme ai ishte kthyer në burg, ndërsa këtë herë vendosi të mos paraqitej në orarin e përcaktuar.

Alket Rizai është një emër i njohur për autoritetet greke dhe lidhet prej vitesh me botën kriminale. 

Në vitin 2003, ai ishte personi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit grek, Thanasis Koropiotis, pas një keqkuptimi që lidhej me partneren e tij. Në vitin 2006, Rizai u arratis me Vasilis Paleokostas, duke shkaktuar reagime të fortë mbi masat e sigurisë në burgjet greke.

Në gusht të po atij viti, Rizai akuzohet se vrau në Peristeri 43-vjeçarin Konstantinos Koutelieris dhe 36-vjeçarin Ioannis Katsios. Sipas hetimeve, vrasjet u kryen me urdhër të një prej figurave të fuqishme të mafies greke, Vasilis Stefanakos. Sërish, disa ditë më vonë, Rizai u arrestua nga policia. Megjithatë, edhe këtë herë, u arratis përsëri me helikopter në shkurt të vitit 2009 nga Korydallos.

Pasi u arrestua në 2009, ai tentoi një tjetër arratisje në vitin 2013. Këtë herë, zgjodhi një metodë tjetër, duke marrë peng pesë oficerë burgu në Malandrino. Ndërkohë, në janar të 2021, ai kishte përfituar 5 ditë leje nga burgu, dhe u arrestua pasi u pikas duke drejtuar një automjet tip “BMW” së bashku me dy persona të konsideruar të rrezikshëm, gjatë një kontrolli të rastësishëm të trafikut.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër
Artikulli tjetër Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.