KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2026 8:25 am
18 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Kim Mehmeti

Sikur Piktori t’i kishte përkrahur të akuzuarit e UÇK’së në Hagë aq sa e ndihmoi Vuçiçin që t’i pastrojë duart e përgjakura, ata ndoshta edhe nuk do të dënoheshin fare.

Sikur Piktori t’i ishte përkushtuar konsolidimit të Kosovës aq sa realizimit të projektit serbo-rus të quajtur ‘Ballkani i Hapur’, nuk do të ndodhte ky defaktorizim i shqiptarëve në Ballkan.

Sikur Piktori t’i kishte përkrahur të akuzuarit e UÇK’së në Hagë aq sa e ndihmoi Vuçiçin që t’i pastrojë duart e përgjakura, ata ndoshta edhe nuk do të dënoheshin fare.

Sikur Piktori ta ndiente më të afërt Prishtinën sesa Beogradin, nuk do të ndodhte që Kuvendi i mëmëdheut të mos miratonte rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Dhe shumëçka do të ishte ndryshe, shumëçka do të na bënte më të fortë, sikur kjo shqiptari të mos ishte në duart e njerëzve që e kriminalizuan mëmëdheun tonë dhe që e bënë atë kopsht të qarqeve cioniste e serbe.

Po, sikur ne ta kuptonim se askush nuk të çmon e nuk të do kur e sheh se ti nuk e çmon dhe nuk e do vetveten, atëherë, me kohë, do e shihnim se Piktori u shërbente qarqeve që ndienin fajësi pse e kishin bombarduar Serbinë dhe që bënin çmos që çlirimtarët tanë t’i barazonin me kriminelët serbë.

Dhe gjitha këto Piktorit ia mundësoi mungesa e elitave të dinjitetshme e të guximshme, të cilat do të kërkonin që me Kushtetutë, t’i ndalohej atij dhe ‘Aleancës së Qelbësirave’ ta përfaqësojnë shqiptarinë, si dhe, me ligj, t’u ndalohej paraqitja publike ‘mendimtarëve’ e ‘publicistëve’ që të vrasin me fjalë përderisa je gjall dhe bëhen vajtojca të neveritshme kur përfundon në varr!

Elita që do e ndihmonin këtë popull  ta shihte me kohë se edhe miqtë tanë perëndimorë nisën të largohen nga ne kur e panë sa pak e duam njëri-tjetrin; kur e panë sa lirë e shesim tokën e të parëve; sa pamëshirshëm i rrënojmë gjurmët e së shkuarës; si u lejojmë ‘Lëvizjeve të Deçanit’ të na shpërfaqin si kokëtula që nuk e dinë se nuk ka fe që e dobëson apo e forcon shqiptarinë, por ka shqiptarë të pafe, shqiptarë të paguar që t’i luten Zotit, e t’i shërbejnë djallit!

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I ngatërruan emrin me biznesmenin e arrestuar të pronave, qytetari ankohet
Artikulli tjetër Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.