KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
AktualeFokusKryesoreOpinionRajoni

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2026 8:35 am
11 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, ka reaguar për herë të parë pas aktgjykimit dënues ndaj klientit të tij në Hagë.

Përmes një postimi në platformën X, Mishetiç ka bërë të ditur se mbrojtja e Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Sipas tij, mbrojtja pretendon se gjatë procesit gjyqësor janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit.

“Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që, sipas saj, nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë”, ka shkruar Mishetiç.

Ai ka thënë se mbrojtja vazhdon të qëndrojë në qëndrimin se ndërhyrjet e Trupit Gjykues kanë tejkaluar, sipas saj, kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës dhe kanë cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet nga standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

“Sipas Mbrojtjes, kjo mungesë paanshmërie tashmë është reflektuar në Aktgjykimin e Trupit Gjykues”, ka deklaruar avokati.

Mishetiq ka pretenduar gjithashtu se gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë e Thaçit përtej dyshimit të arsyeshëm janë mbështetur në prova që, sipas mbrojtjes, janë të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara.

Ai është ndalur veçanërisht te rasti i vrasjes së Behajdin Allaqit, duke pretenduar se Trupi Gjykues ka deklaruar publikisht se Thaçi ishte i përfshirë në këtë vrasje, ndërkohë që më herët kishte urdhëruar që çështja dhe provat përkatëse të mbaheshin konfidenciale.

“Kështu, sipas Mbrojtjes, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim”, ka shkruar Mishetiç.

Sipas tij, Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim publik të këtyre provave.

Avokati ka theksuar se mbrojtja do të apelojë edhe për pretendime lidhur me shkeljen e të drejtave themelore të Thaçit për një gjykim të drejtë, të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Z. Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje”, ka theksuar Mishetiç.

Në fund, ai ka deklaruar se mbrojtja do ta paraqesë zyrtarisht Njoftimin për Apel pranë Panelit të Apelit, duke kërkuar korrigjimin e, siç i ka cilësuar ai, gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale.

Mishetiç ka shtuar se respektimi i standardeve të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale.

 

Marrë nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Artikulli tjetër Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë
Kryesore Opinion Politike Sociale 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.