KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kullë 33 kate pranë Teatrit Kombëtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kullë 33 kate pranë Teatrit Kombëtar
FokusKultureOpinion

Kullë 33 kate pranë Teatrit Kombëtar

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2024 7:18 am
180 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një kullë 33-katëshe, me 4 kate parkim nëntokë do të ngrihet në krah të Teatrit të ri Kombëtar, pavarësisht shumë zotimeve të kryeministrit se nuk do të kishte kulla vërdallë. Godina është planifikuar të ndërtohet jashtë perimetrit të Teatrit, mirëpo artistët dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndajnë shqetësimin se mund të preket edhe territori i Teatrit të ri Kombëtar.

Përmbajtja
Verifikimi në terrenPërfundimi

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar në maj të vitit 2020, kryeministri Edi Rama iu përgjigj shqetësimeve të artistëve dhe aktivistëve, duke hedhur poshte pretendimet se Teatri po “sakrifikohet” për ndërtimin e kullave.

“Nuk ka kulla aty, nuk ka mor vëlla, nuk do ndërtohen kulla aty. Si t’a shpjegoj…Nuk ka kulla aty, brenda, jashtë, mbrapa, në të gjithë perimetrin ku kanë bërë zvarritjen imagjinare të viktimës, nuk ka kulla”, deklaroi kryeministri Edi Rama në maj të vitit 2020.

Por, ja që kulla do të ketë.

Në maj 2023, në prag të zgjedhjeve lokale, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një vendim që i jep kompanisë “Fusha” tokë publike në zemër të kryeqytetit, për të ndërtuar një kullë të lartë dhe në këmbim Bashkia do të përfitojë 50 për qind të sipërfaqes ndërtimore.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kulla do të ndërtohet tek parkimi publik mes “Torre Drin” dhe ndërtesës së “Infosoft” – pranë pedonales së Tiranës.

Një vendim i Këshillit të lartë të Territorit të datës 26 dhjetor 2023, por i nënshkruar më 10 qershor 2024, përcakton ndërtimin e një godine polifunksionale 33 kate mbitokë dhe 4 kate parkim nëntokë, ku sipërfaqja e pronës është 2480.77 m2. Vendimi për ndërtimin e kësaj godine është firmosur nga kryetari i KKT-së, zoti Edi Rama. Por, dokumentat tregojnë se godina do të jetë jashtë territorit të Teatrit Kombëtar.

“Zonat në të cilat propozohet struktura është një zonë me destinacion rezidencial, tregtar dhe social, ku dominojnë polifunksionale dhe ato rezidenciale me shërbime. Pozicionohet pranë qendrës, në krah të pedonales ‘Murat Toptani’. Sipërfaqja e pronës është 2480.77 m2. Ndërkohë parcela kufizohet: në jug-pedonalja ‘Murat Toptani’; në veri-Sarajet e Toptanëve; në lindje-objekt shërbimesh; në perëndim-Teatri i Tiranës”, shkruhet në dokument.

Aktivistë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, kanë shprehur dyshimet e tyre nëse kulla që është planifikuar për ndërtim do të jetë apo jo brenda territorit të teatrit. I pyetur nga Faktoje, Neritan Liçaj, aktor dhe aktivist i Aleancës, u shpreh se frikërat e tyre tyre për ndërtimin e kullave tashmë u vërtetuan.

“Kulla i bie që të jetë jashtë territorit të Teatrit, megjithatë këtyre prapë nuk mund t’u besosh asgjë. Gjithsesi, nëse kulla nuk do të jetë brenda territorit të Teatrit, e para njëherë do bëhej kullë, u vërtetuan fjalët tona. Ka ndryshuar vendimi, nga ato 6 kullat që do ishin mbrapa, është bërë një tani, pikërisht nga presioni që ka bërë Aleanca për Teatrin dhe si duket i druhen edhe padive e kallëzimeve që kemi bërë në SPAK”, tha Liçaj.

Ai thekson se nëse godina 33-katëshe nuk ngrihet në territorin e Teatrit, është një fitore përgjysmë e Aleancës dhe qytetarëve.

“Tokën publike dhe nuk mund t’ia japësh privatit si të dojë qejfi ty”, shtoi ai.

Aktori shprehu shqetësimin se mund të preket territori i Teatrit Kombëtar.

“Unë kam frikë që ata do hyjnë prapë në territorin e Teatrit, sepse ata ashtu deklarojnë dhe tjetër gjë bëjnë. Mbetet për t’u parë”, theksoi Neritan Liçaj.

Verifikimi në terren

Gjatë një verifikimi që Faktoje bëri në terren më 20 gusht vumë re se punimet vijojnë në zonën ku po ndërtohet Teatri i ri Kombëtar.  Perimetri i saj është i rrethuar dhe në tabela shkruhet ‘kantier punimi’. Mirëpo, nuk kishte një tabelë që të tregonte detaje në lidhje me ndërtimin e kullës 33 katëshe.

Në një artikull të publikuar në maj të këtij viti, Faktoje raportoi se në rastin më të mirë Teatri i ri Kombëtar përfundon në vitin 2026. Aktorë të skenës së teatrit bëjnë përgjegjëse institucionet shtetërore, por edhe mungesën e reagimit të shoqërisë që ende sot në vend të teatrit kombëtar kemi grumbuj dheu.

Përfundimi

Edhe pse në vitin 2020 pas shembjes së godinës së Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri zotohej se nuk do të kishte kulla që do të ndërtoheshin, dy vite më vonë me firmë të kryeministrit mori dritën jeshile një kullë 33-katëshe në krah të Teatrit Kombëtar. Nisur nga fakti që kulla nuk figuron në dokumente brenda territorit të teatrit, deklaratën e Ramës po e klasifikojmë si gjysmë të vërtetë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prostitucioni, reklama në Telegram! Vajzat nga Kina e Filipinet, pagesa deri në 400 euro
Artikulli tjetër Italianët “pushtojnë” klinikat private shqiptare për operacione plastike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.