KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin nga Brazili, por lejon derrin/ BE ka standard tjetër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin nga Brazili, por lejon derrin/ BE ka standard tjetër
AktualeAnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin nga Brazili, por lejon derrin/ BE ka standard tjetër

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 8:41 am
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ndjek një qasje të ndryshme nga Bashkimi Europian për mishin që importohet nga Brazili.

Ndërsa BE-ja mban jashtë tregut edhe mishin e derrit, vendi ynë ka ndaluar vetëm pulën dhe viçin, duke lejuar vijimin e importit të derrit nga stabilimente që nuk janë të njohura nga Europa.

Ky vendim i Ministrisë së Bujqësisë për të lejuar industrinë e përpunimit të mishit të ushqejë shqiptarët me mish derri nga Brazili, sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, ngre dyshime të mëdha mbi cilësinë e mishit.

Më 3 shtator, Europa i ngriti traun mishit nga Brazili. Shqipëria ndoqi të njëjtën rrugë për mishin e shpendëve dhe të gjedhit, por jo për mishin e derrit.

Ndryshe nga Europa, e cila nuk e ka pranuar mishin e derrit nga Brazili, pasi e konsideron të pasigurt, për Shqipërinë derri nuk përbën problem. Kështu, ne do të vazhdojmë të presim kontejnerë me mish derri, i cili do të përdoret në restorante, fast-food-e dhe në industrinë e sallamit.

“Kjo masë gjysmake nuk ka asnjë lloj kuptimi nga pikëpamja shkencore apo e vlerësimit të riskut. Qoftë mishi i pulës, i viçit apo i derrit, të gjitha vijnë nga i njëjti vend, që është Brazili, i cili përdor një regjim krejtësisht të ndryshëm nga ai i BE-së sa i përket përdorimit të antibiotikëve”, shprehet eksperti i sigurisë ushqimore, Edmond Panariti.

Kufizimi i importit të pulës dhe viçit mund të shkaktojë presion mbi çmimin e këtyre produkteve, ndërsa mishi i derrit do të vazhdojë të ketë të njëjtin çmim. Por pyetja është: sa i sigurt është mishi që refuzohet nga BE-ja dhe pranohet nga Shqipëria?

“Çfarë mund të bëjë Shqipëria për të ruajtur industrinë e përpunimit të mishit? Vetë ministri duhet të ulet me këta prodhues dhe t’i inkurajojë që të ndryshojnë kahun e importit. Kjo mund të bëhet duke krijuar edhe lehtësi fiskale”, shton Panariti.

Bujqësia dhe siguria ushqimore janë çështje që na prekin të gjithëve. Prandaj, para se ministria të vendosë se çfarë do të hamë, duhet të sigurohet për cilësinë e produktit. Kjo bëhet duke shtuar numrin e analizave laboratorike në PIK, me një qëllim të vetëm: të parandalohet hyrja e ushqimeve të pasigurta dhe të pashëndetshme në pjatat tona.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ngushtica e Hormuzit boshatiset
Artikulli tjetër Superiorja/ Tre skuadra shkëputen në krye, Vllaznia prek fundin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.