KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë
AnalizeFokusKomentKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 9:07 am
40 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vendimi i Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, ka ngjallur revoltë dhe protesta. Në kuadër të kësaj, studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me studentë të universiteteve të tjera, kanë paralajmëruar një protestë paqësore sot në Prishtinë. Përmes kësaj ata bëjnë thirrje për unitet dhe drejtësi.

Gjatë një konference për mediat nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ata kanë deklaruar se protesta do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”. Flon Kastrati ftoi të gjithë studentët, rininë dhe qytetarët t’i bashkohen marshit paqësor, ndërsa njoftoi do të shpaloset edhe një memorandum prej gjashtë pikash.

“Ky marsh është thirrje për unitet dhe e ka në qendër unitetin si e vetmja zgjidhje deri në fjalën e fundit të drejtësisë. Studentët e UP-së, së bashku me universitetet e tjera publike dhe private, kanë përgatitur edhe një memorandum prej 6 pikash, i cili do të lexohet nga kolegët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni”, tha ai.

Ndërsa, Donart Humolli nga Parlamenti Studentor, u shpreh se ndiejnë detyrim moral dhe përgjegjësi qytetare që ta ngrenë zërin ndaj një vendimi. Ai tha se ata kërkojnë hetim  dhe monitorim të detajuar të procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tij, një proces i tillë meriton transparencë maksimale dhe syrin vigjilent të botës demokratike, për të garantuar se nuk po prodhohet një padrejtësi historike

“Njëkohësisht, kërkojmë hetim dhe monitorim të detajuar të procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Besojmë fuqimisht se ky vendim dënues ka qenë i padrejtë dhe bie ndesh me parimet e drejtësisë, duke cenuar vetë themelet e historisë sonë të lavdishme çlirimtare dhe luftës sonë mbrojtëse. Një proces i tillë meriton transparencë maksimale dhe syrin vigjilent të botës demokratike, për të garantuar se nuk po prodhohet një padrejtësi historike”, tha Humolli.

Studentët kanë bërë thirrje për partitë politike që të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, në mënyrë që të vendosin unitetin mbi interesat ditore.

 

Marrë nga RTKlive.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Atentat me vrasje, në Sarandë/ Policia merr në pyetje rreth 20 persona
Artikulli tjetër Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga Shqipëria, në Bosnje, rastet e rralla kur drejtësia prek krerët e shërbimeve sekrete
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 22 Shtator, 2026
Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.