KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë
EkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 9:09 am
47 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Irena Beqiraj

 

Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë. Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaft mirë. Kjo gjë është teknikisht e vërtetë vetëm, nëse zotëron ndonjë kontratë koncensioni, port a aeroport, nëse je furnizues pa garë i shërbimeve tek AKSHI apo furnizuesi me makina a veshje i ushtrisë, nëse zotëron ndonjë kazino ose nëse je furnizuesi i vetëm në treg për ilaçet kundër ankthit.

Për të gjithë të tjerët, ecuria e mirë ekonomike tingëllon teorike. Edhe nuk po bëj as politikë as kritikë, thjesht një përshkrim të asaj që një shqiptar i zakonshëm pa pushtet ekonomik a politik përjeton çdo ditë. Papunësia është ulur por, shqiptarëve u duhet të punojnë dy punë për të përballuar privilegjin e blerjes së ushqimeve, një pjesë e të cilave megjithëse gjenden nëpër raftet e dyqaneve u ngjajnë xhevahireve të rralla në një ekspozitë muzeale.

Në Shqipëri, një paketim me 10 vezë kushton 3,9 euro ndërsa në europë mesatarisht kushton 3 euro. Një litër qumësht i zakonshëm në Shqipëri kushton 1.9 euro, çmim ky dukshëm më i lartë se mesatarja e tij në Bashkimit Europian. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, kostoja e kombinuar e produkteve të qumështit mishit dhe vezëve në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur në 35,6% mbi mesataren e BE-së. Perimet frutat po ashtu janë më të shtrenjta se në BE.

Ndaj çdo vizitë në super market, për një familje me të ardhura mesatare, është kthyer në një ngjarje e rëndësishme financiare, dhe si i tillë çdo dalje për pazar kërkon një mbledhje urgjente familjare. Por shpresa vdes e fundit . Janë çmimet e karburanteve që luhaten si për të na e mbajtur atë gjallë. Ato bien me pesë lekë për të mos vrarë njëherë e mirë optimizmin tonë dhe më pas rriten me njëzet lekë si për të na kujtuar se për çmimin e karburantit vazhdojmë me kokëfortësi të kryesojmë renditjen në Europë. Ndërkohë, edhe strehimi ka evoluar. Nga një domosdoshmëri bazë është kthyer në një ëndërr të çmuar, njëlloj si dalja në pension apo arritja e paqes së brendshme.

Të rinjtë tani flasin për pronësinë e një shtëpie në të njëjtën mënyrë siç flisnin fshatarët mesjetarë për mundësinë për t’u bërë mbretër. Si froni dikur edhe banesa sot mund të arrihen ose si trashëgitarë ose me ndërhyrjen hyjnore.
Ndërsa një sëmundje, dhëntë zoti mos të jetë e gjatë edhe e vështirë, sepse më shumë se 43% e shqiptarëve mund të kthen sa hap e mbyll sytë në të varfër.
Pagat, natyrisht, janë rritur, por jo me të njëjtin vrull entuziast siç ka ndodhur me çmimet apo fitimet e 200 kompanive më të mëdha. Ndërsa paga mesatare e shqiptarit të thjeshtë ecën me rritmin e një burri të moshuar rritja e çmimeve, paga e deputetit, fitimet e kompanive janë të shpejta si një atlet profesionist njëzet vjeçar.

Por shqiptarët duhet të dëgjojnë edhe t’i gëzohen lajmit se “ekonomia është e fortë edhe e qëndrueshme, edhe se leku është forcuar”. Ndaj socialistët i përsërisin këto vazhdimisht. Veçse kjo qëndrueshmëri vetëm në statistika e ka kthyer jetën në Shqipëri një sprovë gjigante rezistence, ku qytetarët gjenden pa mbrojte ndaj rritjes së pakontrolluar të faturave edhe ku “klasa e mesme” nuk është më një kategori sociale por një referencë historike nostalgjike.

Për zbutjen e kostove të jetesës qeveria ka 13 vjet që rrotullon pa rezultat të njëjtat programe e ide ( borde pasqyra programe strehimi). I rrotullon në të njëjtën mënyrë siç rrotullojmë çdo darkë listerinën në gojë, për të parandaluar shpërthimin e ndonjë revolte akute por kursesi për të adresuar problemin.

Qeveria dhe institucionet nuk po ndërhynë në shkaqet strukturore: mungesa e konkurrencës, informaliteti, zinxhirët e furnizimit, funksionimi i tregjeve edhe korrupsioni. Në mënyrë qesharake rikthehet e njëjta retorikë e ndërhyrjes administrative, tek shitësit e pakicës kur fitimet shkojnë tek monopolet edhe oligopoli i shumicës.

Ndaj këto programe mund t’i zbusin kostos e jetesës aq sa parashikimi i motit mund të zgjidhë zinë e bukës. Edhe kjo është gjëja më qesharake e politikës. Flasin për koston e jetesës sikur ajo të ishte ndonjë studim statistikor e jo halli më i madh i përditshmërisë së shqiptarit.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë
Artikulli tjetër Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga Shqipëria, në Bosnje, rastet e rralla kur drejtësia prek krerët e shërbimeve sekrete
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 22 Shtator, 2026
Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.