KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Katër të rinj shqiptarë zhduken në Angli, bëhet thirrje për ndihmë nga publiku
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Katër të rinj shqiptarë zhduken në Angli, bëhet thirrje për ndihmë nga publiku
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Katër të rinj shqiptarë zhduken në Angli, bëhet thirrje për ndihmë nga publiku

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 9:34 am
17 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas të dhënave katër të rinjtë rezultojnë të jenë larguar nga kujdesi i shërbimeve sociale pasi kishin mbërritur si minorenë të pashoqëruar në Britani.

Bledar Ismailaj, rezulton i zhdukur që prej vitit 2018. Në kohën kur është raportuar, ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e King’s Lynn, Norfolk. Faqja zyrtare e “Missing People” e mban ende aktive thirrjen për informacion.

Ervis Ndreca ishte 17 vjeç në kohën e zhdukjes. Është larguar nga akomodimi i shërbimeve sociale në Hove, East Sussex, më datë 14 korrik 2022.

Akil Dervishi, gjithashtu 17 vjeç. Është shpallur i zhdukur në zonën e Sussex dhe është parë për herë të fundit më 4 maj 2022. Organizata “Missing People” ka një profil të dedikuar për të në platformën e saj.

Denis Haliaj, 17 vjeç. Pas mbërritjes në Angli ishte akomoduar në zonën Crumpsall, Manchester. Kontakti i fundit me të është regjistruar më 15 gusht 2021.

Këta emra janë pjesë e një liste më të gjerë të minorenëve shqiptarë të raportuar të humbur në periudhën janar-tetor 2021, çka tregon se fenomeni nuk është i izoluar.

Problematika ka marrë vëmendje kombëtare në Britani pas një investigimi të BBC-së në dhjetor 2022. Sipas raportit, deri në 20% e fëmijëve emigrantë shqiptarë të vendosur pranë një këshilli lokal në Angli gjatë vitit 2022 ishin klasifikuar si të zhdukur.

Mediat dhe organizatat britanike për mbrojtjen e fëmijëve, si ECPAT UK, e kanë cilësuar shifrën si “shumë shqetësuese”.

Raportet theksojnë se të rinjtë e larguar nga sistemi i mbrojtjes janë në rrezik ekstrem për t’u bërë viktimë e trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne dhe shfrytëzimit kriminal. Format më të raportimit të shfrytëzimit janë si punë e detyruar në sektorin e ndërtimit ose në lavazhe makinash, shfrytëzim në shtëpi bari si “kopshtarë” apo përfshirhe në rrjetet e trafikut të drogës si shpërndarës.

Në janar 2023, ministri britanik i Emigracionit deklaroi se nga 4,660 fëmijë të pashoqëruar të mbërritur në Britani që nga korriku 2021, 440 ishin raportuar të zhdukur në një moment dhe 200 vazhdonin të ishin të zhdukur, me 88% të tyre me kombësi shqiptare.

Organizata “Missing People” bën thirrje që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tyre të kontaktojë linjën falas 116 000 ose policinë lokale britanike.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kushtetuesja rrëzon kërkesën e “Shqipëria Bëhet”, për shfuqizimin e financimit tët koncertit të Kanye West
Artikulli tjetër Kostoja e një foshnje në Shqipëri, e dyta më e shtrenjtë në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.