KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve? Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve? Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve? Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 9:41 am
121 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të premten në mesditë, në një nga sallat e kryeministrisë ishin ftuar pronarët e supermarketeve, që prej dy javësh kishin refuzuar t’i dorëzonin qeverisë një liste me çmimet e mallrave që shesin në dyqanet e tyre.

Me buzët e rrudhura, vetullat e mbledhura dhe me pamjen e njeriut që e kishte gdhirë gjithë natën duke menduar për çmimin e bukës dhe të vezës, Edi Rama hyri i pari në sallën ku e prisnin tregtarët.

Përballë tij, pronarët rrinin seriozë e të heshtur dhe, për disa çaste, skena të sillte ndër mend më shumë një mbledhje të komisarëve me fshatarët te filmi “Përballimi”, se sa një takim të qeverisë me biznesin në një ekonomi të tregut.

Sigurisht që përballë Ramës nuk ishin kulakët që fshihnin thasët me grurë. Ai as nuk i quajti “shushunja” siç bënin në prodhimet e Kinostudios së re, por gjuha që përdori kryeministri ishte e ngjashme.

Sipas tij po jetojmë në një “kapitalizëm agresiv”, aty ku tregtarët po fitonin “më shumë se sa ç’e mban zakoni i mirë”; ai i paralajmëroi se qeveria nuk do t’i lejonte “që të ngarkoni njerëzit” me çmime të rënda dhe ua bëri të qartë se mund të vinte dita kur të thoshin: “Çfarë i hapëm vetes? Në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë…”.

Përkrah Ramës ishin shoqe Delina, ministre e ekonomisë që u tha pronarëve se përgatitja e listës së çmimeve nuk shkonte më shumë se një orë punë, dhe shoku Petrit, ministër i financave që u shpjegoi se qeveria kërkonte të gjente një hallkë në zinxhirin e furnizimit, ku çmimi fryhej abuzivisht. Mungonte aty vetëm “shoku Martin”…

Nisma e qeverisë synon krijimin e platformës “Pasqyra e Çmimeve”, një model i aplikuar më parë në Greqi dhe në Itali për të mbajtur nën kontroll çmimet e ushqimeve bazë. Transparenca shihet si një masë që mund të rrisë konkurrencën dhe të pasohet me ulje çmimesh.

Edhe Greqia dhe Italia përdorën marrëveshje me supermarketet për të frenuar çmimet. Vetëm se qeveritë atje nuk ia nisën duke mbledhur tregtarët në një sallë për t’u bërë presion se pse fitonin kaq shumë.

Si në Greqi, ashtu edhe në Itali, shumë ushqime bazë tatohen me TVSH të reduktuar. Në Greqi norma standarde e TVSH-së është 24%, por për bukën, qumështin, mishin, peshkun, vajin e ullirit, djathin, makaronat, miellin, drithërat dhe perimet zbatohet norma e reduktuar 13%.

Italia gjithashtu aplikon prej kohësh norma të reduktuara të TVSH-së për kategori të ndryshme ushqimore.

Të dyja qeveritë, në Greqi dhe në Itali nxorën gjithashtu para nga buxheti për të zbutur faturën e ushqimeve të familjeve.

Italia krijoi kartën “Dedicata a te”: në vitin 2023 vuri fillimisht 500 milionë euro në dispozicion të rreth 1.3 milionë familjeve në vështirësi për blerjen e ushqimeve bazë; fondi u rrit më pas në 600 milionë euro. Greqia krijoi “Market Pass”, që në fazën fillestare subvenciononte 10% të një shume mujore të llogaritur për blerjet ushqimore, duke nisur nga 22 euro ndihmë në muaj për një familje me një person dhe duke u rritur sipas numrit të anëtarëve. Ndihma jepej përmes një karte dixhitale ose, me një shumë 20% më të ulët, drejtpërdrejt në llogarinë bankare.

Në të dyja rastet qeveritë përdorën edhe paratë dhe instrumentet e shtetit, përpara ose paralelisht me presionin ndaj tregtarëve.

Ndërsa në Shqipëri, teksa Rama u kërkon tregtarëve të heqin dorë nga një pjesë e fitimit, qeveria vazhdon ta mbajë TVSH-në standarde, 20% për ushqimet bazë.

Dikur Rama e mendonte ndryshe zgjidhjen për familjet e varfra. Me premtimin “zero TVSH për ushqimet” ai erdhi në pushtet. Atëherë argumentonte se si një familje nuk duhej të paguante 20% taksë mbi bukën, qumështin, vezët, miellin apo orizin. Shiko videon më poshtë:

Tani që çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë tejkaluar mesataren e Bashkimit Europian, qeveria po e kërkon me çdo kusht fajtorin brenda supermarketit. Vetëm se ky zell për t’ia lënë tregtarëve fajin nuk duket të jetë i ndershëm.

Prandaj dhe skenat që krijohen në kryeministri ngjanin te filmi “Përballimi”, atje ku Kadri Roshi lëshoi me mjeshtëri batutën, që keto dy javë e kanë pasur në mendje pronarët e supermarketeve: “Gërmo Tare, gërmo, aty kam qenin e ngordhur! Merre, Merre!”

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në epokën e AI/ Rreziku i manipulimit të votave përmes deepfake-ve
Artikulli tjetër Prishen pazaret e drogës në Siçili, italianët ‘luftë’ me rrjetin shqiptar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.