KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 10:00 am
25 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vizita e kryeministrit Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara nisi në Michigan me një kontrast që shkon përtej një proteste të zakonshme.

Brenda takimit me shqiptarët, kryeministri foli për një Shqipëri që, sipas tij, ka lënë pas mbijetesën dhe është kthyer në një “vend shprese”. Jashtë, protestuesit e pritën me pankarta dhe thirrje kundër tij, mes tyre “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”.

Por episodi në Michigan ngre një pyetje më të gjerë: çfarë peshe ka sot diaspora shqiptare në politikën dhe të ardhmen e Shqipërisë?

Në fillim të shekullit XX, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, organizimet e shqiptarëve të diasporës u kthyen në një faktor të rëndësishëm të çështjes kombëtare.

Gazeta, shoqëri dhe organizata të krijuara nga emigrantët shërbyen si mjete mobilizimi dhe përfaqësimi politik. Vetë dokumentet historike amerikane, dëshmojnë se përfaqësues të kolonive shqiptare në Amerikë dhe vende të tjera morën pjesë në përpjekjet diplomatike për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Sot panorama duket shumë më ndryshe. Diaspora shqiptare është më e madhe, ekonomikisht më e fuqishme dhe më e integruar në vendet ku jeton, por ndikimi i saj kolektiv mbi Shqipërinë nuk duket në të njëjtin raport me madhësinë e saj.

Përkundrazi, një pjesë e saj shfaqet e fragmentuar përgjatë ndarjeve politike të Tiranës: socialistë dhe demokratë, mbështetës të Ramës dhe mbështetës të opozitës, ku secili grup që shoqëron liderin e vet.

Ky është edhe paradoksi i fjalimit të Ramës në Michigan. Kryeministri foli për diasporën si një “rrjet të madh njerëzish” dhe jo si një “llogari bankare të atdheut”.

Por një diasporë që kufizohet në remitanca, investime, fotografi me politikanët apo mbështetje elektorale periodike, vështirë se mund të shndërrohet në atë forcë strategjike që Shqipëria do të kishte nevojë për dekadat e ardhshme.

Edhe premtimi për një konsullatë në Michigan, ndërsa është një zhvillim institucional, nuk e zgjidh problemin themelor, mungesën e një përfaqësimi të përbashkët të interesave të diasporës përtej partive dhe liderëve të radhës.

Nëse shqiptarët jashtë vendit do të arrinin të ndërtonin një zë politik të pavarur nga partitë tradicionale, panorama do të ishte krejt tjetër.

Jo domosdoshmërisht një parti e mirëfilltë elektorale, por një forcë qytetare e organizuar, me kërkesa konkrete për Shqipërinë, institucionet, ekonominë, drejtësinë dhe zhvillimin.

Në një skenar të tillë, diaspora shqiptare në SHBA, së bashku me atë në Evropë dhe kudo tjetër në botë, do të mund të funksiononte si një “parti e tretë” në kuptimin qytetar. Pesha e saj, do ta detyronte establishmentin politik në Tiranë të llogariste jo vetëm votën, por edhe një shoqëri shqiptare jashtë kufijve që kërkon të ndikojë mbi të ardhmen e vendit.

Megjithatë, sot ajo peshë duket e shpërndarë. Dhe pikërisht kjo e bën më të lehtë që liderët shqiptarë të udhëtojnë në diasporë për të marrë duartrokitje nga mbështetësit e tyre dhe të përballen me protesta nga kundërshtarët, pa u përballur me një zë të tretë, më të madh dhe më të pavarur.

Ky është ndoshta ndryshimi më i madh mes diasporës së dikurshme dhe asaj të sotmes. Atëherë ajo kërkonte të ndërtonte një Shqipëri; sot duket se debaton se cilin krah të Shqipërisë politike duhet të mbështesë.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Artikulli tjetër Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Shqipëria, socializmi i Edi Ramës pa të majtën
Analize Kryesore Opinion Politike 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.