KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2026 8:31 am
21 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Çështja ishte pjesë e diskutimeve gjatë takimit të 22-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima shprehu të hënën në Tiranë besimin se këto amendime do të jenë në axhendën e Kuvendit së shpejti si detyrim për përmbushjen e kërkesave të shtruara në një rezolutë të PE dhe standardeve të legjislacionit europian.

“Jam e bindur se kjo do të merret parasysh dhe se amendamenti do të miratohet deri në fund të vitit,” tha ajo për BIRN pas këtij takimi, duke shtuar se shpresonte se kjo çështje “do të shkonte në drejtimin e duhur”.

Eurodeputetja Wiseler-Lima e lidh besimin e saj se kjo çështje do të adresohet shpejt nga qeveria shqiptare me kërkesat për përmbylljen e negociatave për Kapitullin 27, që mbulon mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, i miratuar nga qeveria në bazë të ndryshimeve të reja ligjore të bëra në mënyrë të njanshme dhe pa konsultim në vitin 2024,  PE i kërkoi qeverisë shqiptare të vendosë menjëherë një moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të ligjit të ndryshuar për zonat e mbrojtura.

Që nga miratimi i rezolutës në qershor, qeveria shqiptare dhe mazhoranca parlamentare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shfuqizimin e dispozitave që i hapën rrugën ndërtimeve masive turistike në zonave bregdetare, mes tyre dhe projekti i Zvërnecit.

Ëiseler-Lima kërkoi gjithashtu që autoritetet shqiptare të dëgjojnë zërin e qytetarëve që protestojnë prej muajsh në shesh dhe që parlamenti mos të bëhet mburojë e imunitetit për të kërkuarit nga drejtësia.

“Roli i parlamentit nuk është gjithmonë që të aprovojë ligje, por të dëgjojë edhe zërat e qytetarëve. Qytetarët gjatë muajve të fundit po dërgojnë një sinjal të qartë dhe duhet të dëgjohen”, tha ajo gjatë diskutimit të saj në tryezën e përbashkët.

Ndërsa eurodeputetja Chiara Gemma e lidhi debatin për zonat e mbrojtura me modelin e zhvillimit ekonomik, duke argumentuar se rritja nuk mund të përqendrohet vetëm përgjatë bregdetit, ndërsa zonat e brendshme përballen me shpopullim dhe mungesë mundësish.

Nga mazhoranca, deputeti Pirro Vengu tha se mazhornaca nuk kishte ‘kompleks’ për të ndryshuar ligjet, por se kjo do të vendoset në kuadër të negociatave për kapitullin 27.

Sipas tij, duhet të parë si e drejtë dhe kërkesa e banorëve të zonës që kërkojnë mbrojtjen e natyrës, ashtu edhe e sipërmarrësve apo banorëve të tjerë që kërkojnë zhvillim. “Politika duhet të pajtojë interesat kur ato përplasen,” tha ai.

Për deputetët e opozitës, anëtarë të këtij komiteti, qëndrimi i Parlamentit Europian ishte i qartë dhe se kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura duhet të zbatohej sa më parë nga Kuvendi.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it

Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Shqipëria mbushet me pula të rrezikshme nga Tajlanda

Media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pezullohet nga detyra dhe firmoset ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni
Artikulli tjetër Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, i sekuestrohen telefonin, PC dhe disa USB

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zbulohen akuzat që përballet Vlora Hyseni, pas aksionit të SPAK
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Operacioni i SPAK-ut, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Çekia vendos kufi për çmimet e karburantit
Analize Bota Ekonomi Politike Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.