KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
AnalizeKryesoreKultureOpinionSocialeZhvillim

Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 12:15 pm
91 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Javën e shkuar Georgi Gospodinov, shkrimtari më i përkthyer dhe më i vlerësuar modern bullgar, mbështeti hapur Revolucionin Flamingo në një fjalim plot domethënie mbi nevojën për unitet, në hapje të festivalit artistik “Sintrak”, në Tiranë.

“Çfarë mund të bëjmë në këtë muzg që po bie mbi botë, në errësirën që zbret dhe mes së cilës shkruajmë librat tanë? Çfarë tjetër na mbetet, përveçse të thërrasim me zërin e një tjetër poeti të madh, Dylan Thomas-it: “Rage, rage against the dying of the light”. Me këtë thirrje dua ta përfundoj fjalën time për festivalin “SINTRAK”, që nis sot këtu, në zemër të Tiranës, e cila rreh me pulsin e një flamingoje rozë,” u shpreh fituesi i International Booker Prize, gjatë fjalimit hapës.

Ndryshe nga mediat në rajon, jehona e kumtit të tij në ato vendase qe e zbehtë: artikujt përqëndrohen vetëm te fakti që shkrimtari qe “kumbari” që bekoi festivalin e ri ku ndërthuret poezia me koreografinë. Dihet se ngjyra e flamingove shfaqet në mediat kombëtare vetëm ironikisht, por ka edhe një arsye të dytë: Georgi Gospodinov është bullgar. Kur klasa politike përçmon hapur të drejtën për të protestuar të shqiptarëve të diasporës, duke përçmuar tërthorazi përkatësinë etnike deri edhe dialektin (vërej ngjashmërinë mes “përçmoj” dhe “përçaj”), s’mund të mirëpritet solidariteti i një shkrimtari nga një vend i huaj, sado në shumë aspekte i afërt.

“Le të kujtojmë se periudhat më të errëta të historisë së njerëzimit, përfshirë ato të shekullit XX, kanë nisur me përdorimin e një gjuhe përçarëse dhe çnjerëzore, një gjuhe që ia fshin tjetrit tiparet njerëzore,” për të cituar nga fjala e Gospodinov-it.

E megjithatë, Georgi Gospodinov-i nuk mëtoi t’u bashkohej protestuesve, zgjodhi veçse të duartrokiste rezistencën që po hyn në muajin e katërt. Kjo mbështetje, u shpërnda me zell nga aktivistët në rrjetet sociale, bashkë me pikëpyetjet: përse pikërisht Gospodinovi? Po shkrimtarët shqiptarë të çmimeve dhe dekoratave, ku janë? Ekziston trysni nga politika, apo është thjesht elitizëm, dëshirë për të hequr një vijë të kuqe mes epërisë snobo-cinike të shkrimtarëve të establishmentit dhe protestuesve, të cilët, siç i pasqyrojnë mediat e mëdha, s’janë veçse plebit, një masë homogjene.

Por sigurisht, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka edhe intelektualë sipas të gjitha standardeve. Fatos Lubonja, shkrimtar me njohje ndërkombëtare qysh para debatit me Ramën te Rudina Xhunga në 2002-shin, del çdo mbrëmje të protestojë. Agron Tufa, fitues disa herë i Çmimit Kombëtar për Letërsinë si edhe opozitar i hershëm në azil politik, gjithashtu e mbështet revolucionin për së largu. Shumë prej aktivistëve, e në veçanti krijuesit e zonës së pikturës për fëmijë dhe ideuesit e sloganit të përmbrëmshëm, janë artistë të diplomuar në Akademinë e Arteve. Bulevardi mbledh shkrimtarë të brezit më të ri, gazetarë të njohur, aktorë teatri, artistë të muzikës klasike. Vija e kuqe, në fakt, nuk shenjon veçimin e “establishmentit artistik” apo elitës faktike. Ajo shenjon tragjikisht rënien e autoritetit letrar shqiptar në mpirje politike, valëvitja e tij satirike në krahun ku fle më i forti, një përvijim vicioz i shkrimtarit pseudorevolucionar të 1991-shit, i cili vendosi të kthehej kah populli kur fundi i regjimit u bë i qartë. Dhe tregon shumë më tepër për ta, sesa për bulevardin.

Ndërkaq, debati në emisione televizive çdo nëntor në vigjilje të Panairit të Librit, është një tablo e zbërdhulët e së njëjtës ankesë cingëritëse të komunitetit letrar: njerëzit nuk lexojnë. Shtëpitë botuese nuk po arrijnë dot më ta prijnë lexuesin, shkrimtarët refuzojnë kategorikisht ta ndjekin shijen e tij. Disa përfaqësues të shtëpive botuese të cilët po i mbaj anonimë, më kanë pohuar se shkrimtari i njohur, me dekada karrierë sot, mezi ç’arrin të shesë edhe 300 apo 500 kopje.

Meqë e nisëm me Gospodinovin, këtu është pikërisht vendi për të risjellë në vëmendje se vepra e tij “Time Shelter” (Shqip “Kohëstrehim” sipas përkthyeses M. Selimi) e fitoi Booker-in pikërisht ngaqë dashur pa dashur, arriti të parashikojë gjendjen e pazakontë politike në të cilën ndodhet bota e pas-Covid-it. Për të njëjtën arsye edhe lexuesi e përqafoi veprën e tij: mbi 100,000 kopje të shitura vetëm në Britaninë e Madhe, siç shkruhet në sajtin e Booker Prize. Shkrimtari vëzhgon, që kur t’i vijë koha të arrijë të shprehet qartë, në mënyrën më estetikisht të kapërdishme, njëzëri me lexuesin e çdo sfondi politik e shoqëror. Në mungesë të kësaj, është lexuesi shqiptar ai i cili, mjerisht, shndërrohet në profet: ai e bojkoton shkrimtarin, përpara se shkrimtari ta bojkotojë atë.

Mediat kombëtare mund të mos kenë shkruar as edhe një rresht për fjalën e Gospodinov-it, por ato mbulojnë rigorozisht hedhjen e vezëve dhe përndjekien e deputetëve nëpër qendra tregtare. Historitë më mbresëlënëse, tani i shkruajnë njerëzit e thjeshtë. Për të tjerat, shpresojmë në intuitën e shkrimtarëve të huaj.

“Poeti është ai që mund ta kuptojë i pari “për kë bie kambana” (sipas John Donne-it). Dhe sërish poeti është ai që do të shohë hijet e para të muzgut të botës, për të shkruar atë varg të dhimbshëm: “Dhe befas bie mbrëmja” / “Ed è subito sera” (sipas Salvatore Quasimodo-s),” u shpreh Gospodinov-i.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arbëreshët e Siçilisë: një identitet shekullor që po zbehet
Artikulli tjetër Republika e sofizmave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.