KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ushqimet mbajnë gjallë industrinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ushqimet mbajnë gjallë industrinë
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Ushqimet mbajnë gjallë industrinë

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2026 7:53 am
52 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Industria shqiptare shënoi rritje në prodhimin e disa prej produkteve kryesore gjatë vitit 2025, por rezultatet e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM) të INSTAT tregojnë një tablo të ndryshme për vlerën e shitjeve, veçanërisht në sektorët nxjerrës. Rritja e prodhimit të çimentos, betonit, kabllove elektrike dhe produkteve ushqimore u shoqërua me një rënie të ndjeshme të vlerës së shitjeve të naftës bruto dhe xeherorëve të kromit.

Prodhimi i çimentos Portland arriti në 1.99 milionë tonë në vitin 2025, duke u rritur me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe prodhimi i betonit të gatshëm u zgjerua me 3.5%, në 1.77 milionë tonë. Një tjetër industri me rritje të dukshme ishte ajo e sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për automjete, prodhimi i të cilave arriti në rreth 263 milionë copë, 8.7% më shumë se në vitin 2024.

Rritje të konsiderueshme u regjistrua edhe në industrinë ushqimore. Prodhimi i bukës së freskët arriti në 67.2 mijë tonë, me një rritje prej 8.4%, ndërsa prodhimi i sallameve dhe produkteve të ngjashme me mish u rrit në 13.3 mijë tonë. Prodhimi i ujit mineral dhe ujit të gazuar u zgjerua gjithashtu, nga 4.98 milionë hektolitra në vitin 2024 në 5.09 milionë hektolitra në vitin 2025.

Megjithatë, rritja e prodhimit fizik nuk është përkthyer në mënyrë të njëtrajtshme në rritje të vlerës së shitjeve. Rasti më i dukshëm është nafta bruto. Prodhimi ra në 634.3 mijë tonë në 2025, ndërsa vlera e shitjeve u tkurr nga 29.9 miliardë lekë në 22.6 miliardë lekë. Në terma vjetorë, kjo përfaqëson një rënie prej 24.3% të vlerës së shitjeve.

Të njëjtin drejtim mori edhe industria e kromit. Prodhimi i xeherorëve dhe koncentrateve të kromit zbriti nga 588 mijë tonë në 502.8 mijë tonë në 2025, ndërsa vlera e shitjeve ra nga 14.9 miliardë në 11.35 miliardë lekë, ose 23.9% më pak se një vit më parë.

Në krahun tjetër, disa produkte të industrisë përpunuese dhe të ndërtimit kanë shënuar rritje të vlerës së shitjeve. Rritja më e madhe ndër produktet kryesore është regjistruar për llaçin e prodhuar në fabrikë, me 19.5%, dhe aluminin e lidhur të papërpunuar, me 15.4%. Shitjet e ujit mineral dhe ujit të gazuar u rritën me 8%, ndërsa ato të bukës së freskët me 11.1%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se struktura e industrisë shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te aktivitetet përpunuese. Prodhimi i produkteve ushqimore përbën 16.4% të vlerës totale të shitjeve të produkteve industriale, duke zënë peshën më të madhe ndër aktivitetet industriale. Pas tij renditet prodhimi i produkteve minerare jo metalike me 14.4%, ndërsa metalurgjia zë 8.4%.

Në vlerë absolute, nafta bruto vijon të jetë ndër produktet me vlerën më të madhe të shitjeve, me 22.65 miliardë lekë në vitin 2025, por distanca me produktet e tjera është ngushtuar për shkak të rënies së saj. Çimentoja Portland gjeneroi 19.37 miliardë lekë shitje, betoni i gatshëm 13.67 miliardë lekë, ndërsa xeherorët dhe koncentratet e kromit 11.35 miliardë lekë. Sistemet e fijeve elektrike për automjete arritën në 9.55 miliardë lekë, ndërsa uji mineral dhe i gazuar në 8.96 miliardë lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, paralajmëron rritje të çmimeve
Artikulli tjetër Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.