KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 8:02 am
71 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë sipas të cilës Shqipëria do të përfitonte automakisht çdo benefit që do të merrnin Greqia dhe Italia, dy vendet e tjera ku kalonte tubacioni i gazsjellësit.

Pak vite pasi përfundoi ndërtimi i gazsjellësit, qeveria greke e Tziprasit ringecioi marrëveshjen me TAP dhe si rezultat arriti të merrte menaxhimin e operacioneve të gazsjellësit në territorin e saj, përmes kompanisë publike DEPA.

I njëjti përfitim i takonte automatikisht edhe Shqipërisë. Për shkak se Shqipëria nuk kishte shoqëri me ekspertizë që mund të menaxhonte operacionet e gazsjellësit, qeveria shqiptare iu drejtua për ndihmë kompanisë italiane SNAM. Si rezultat në fund të vitit 2018, u themelua shoqëria Albanian Gas Service kompani, si një ortakëri mes shtetit shqiptar dhe SNAM.

Shqipëria zotëron 75 për qind të aksioneve tek Albanian Gas Service, përmes shoqërisë Albgaz. Pjesën e mbetur prej 25 për qind e zotëron partneri italian SNAM.

Albanian Gas Service Company arkëton rreth 3.5 milionë euro të ardhura në vit nga shërbimet që bën për menaxhimin e TAP. Nga këto para ajo fiton mesatarisht 1 milionë euro në vit.

I gjithë ky fitim shpërndahet si divident për ortakët sipas proporcionit të aksioneve. Të dhënat zyrtare nga bilanci tregojnë se në periudhën 2020-2025, Albgaz ka marrë rreth 4.5 milionë euro divident nga fitimet e Albanian Gas Service. Por paratë avullohen në rroga militantësh.

Paraziti Albgaz
Shoqëri Albgaz u themelua në janar të vitit 2017 si shoqëri me kapital 100 për qind shtetëror, aksionet e së cilës zotërohen nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Objekti i kësaj shoqëri është funksionimi si një operator i kombinuar, që do të kryejë si transmetimin ashtu dhe shpërndarjen e gazit në territorin shqiptar. Por meqë gaz në Shqipëri nuk ka, Albgazi thjesht ha paratë që Shqipëria përfiton nga gazsjellësi TAP për rroga militantësh që rrinë kot.

Si shumica e kompanive shtetërore, Albgaz është një bunkier i errët dhe pa transparencë. Bilanci i fundit që kompania ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit i përket vitit 2022. Por një raport monitorimi i buxhetit, zbulon se çfarë ndodh financiarisht në këtë shoqëri.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave, në vitin 2025, Albgaz kishte 61.3 milionë lekë të ardhura dhe 151 milionë lekë shpenzime. Si rezultat kompania rezultoi me humbje në masën 89.6 milionë lekë ose rreth 980 mijë euro.

Për vitin 2024, humbja ishte edhe më e madhe, saktësisht 103 milionë lekë ose mbi 1.1 milionë euro me kursin aktual. Pjesa dërrmuese e këtyre parave shkon për rroga sepse Albgaz nuk ka praktikisht asnjë aktivitet.

Han rilindasish

Por cilët janë përfituesit e këtyre parave? Aktualisht Albgaz administrohet nga Amarda Kapaj. Anëtarët e bordit drejtues të kësaj shoqërie, janë Besjan Kadiu, Edona Bilali, Sindi Dushku, Rezarta Kokonozi etj. Më parë kanë qenë Erlis Hereni, Laureta Omeri, Arbër Avrami e plot të tjerë. Të gjithë këta kanë një të përbashkët. Janë rilindës të devotshëm, afër ministrisë së Infrastrukturës.

Vec honorareve për drejtuesit dhe bordin, Albgaz mban në punë edhe një numër të konsiderueshëm punonjësish, që dyshohet se është mbi 100. Edhe këta ashtu si drejtuesit e tyre, kanë të njëjtin afilacion politik.

Por Albgaz është një fenomen. E njëjta skemë funksionon në Albpetrol. Pra, qytetarët shqiptarë duhet të marrin përfitime nga TAP, por paratë shkojnë në rroga militantësh. Duhet të marrin përfitime nga nafta e tyre në Patos Marinzë, por paratë i ha Albpetrol në tendera dhe rroga militantësh.

Në këtë pikë, qytetarëve u mbetet vetëm të duartrokasin reformat e mëdha të qeverisë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Thellohet skandali: SHISH-i përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK
Artikulli tjetër Opinioni: Trofetë e City-t duhet të hidhen në plehra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.