KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Viti elektoral që rrezikon të shpërbëjë Bashkimin Evropian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Viti elektoral që rrezikon të shpërbëjë Bashkimin Evropian
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Viti elektoral që rrezikon të shpërbëjë Bashkimin Evropian

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2026 1:35 pm
148 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Nathalie Tocci

 

Me shpalljen e befasishme të zgjedhjeve të parakohshme në Spanjë, më 29 nëntor, nis një vit elektoral që rrezikon të çojë në krizë vetë projektin e integrimit evropian.

Gjatë vitit të ardhshëm, në vendet e BE-së janë parashikuar 8 procese zgjedhore kombëtare, 4 prej të cilave – në Francë, Itali, Poloni dhe Spanjë – zhvillohen në disa prej shteteve më të mëdha anëtare. Këtyre u shtohen Finlanda, Greqia, Estonia dhe Sllovakia.

Mes vendeve të mëdha evropiane, vetëm në Gjermani nuk pritet të ketë zgjedhje para vitit 2029, gjithnjë nëse koalicioni i madh i drejtuar nga kancelari Friedrich Merz arrin ta çojë mandatin deri në fund.

Por nëse në të gjitha këto vende vota do të anojë ndjeshëm drejt së djathtës ekstreme, projekti evropian mund të përballet me një proces shpërbërjeje.Dinamika politike e një vendi evropian ndikon, të paktën pjesërisht, edhe te të tjerët.

Në nivelin e BE-së, duke nisur nga përbërja e Këshillit Evropian, është vënë re tashmë një zhvendosje e qartë djathtas. Po aq e qartë është se një shumicë pro-evropiane në Parlamentin Evropian, e përbërë nga popullorët, socialistët, liberalët dhe të gjelbrit, ekziston tashmë vetëm në imagjinatën kolektive.

Shumica reale, e cila po shfaqet gjithnjë e më shpesh në qëndrime politike dhe vendime të përbashkëta legjislative, është haptazi euroskeptike dhe bashkon Partinë Popullore Evropiane me forcat e së djathtës ekstreme.

Për PPE-në është politikisht e leverdishme që ta mohojë këtë realitet, duke vazhduar të marrë legjitimitet nga fasada e një koalicioni pro-evropian, ndërsa përfiton politikisht nga një shumicë euroskeptike.

Vendimet e kësaj shumice alternative – për çrregullimin e rregullave, zmbrapsjen e politikave klimatike dhe bllokimin e qeverisjes digjitale, të gjitha të kamufluara pas sloganit të “konkurrueshmërisë” – janë shenjë e një gërryerjeje të ngadaltë të projektit të integrimit evropian.

Megjithëse e dobësuar, BE-ja ka arritur deri tani të mbijetojë falë faktit se zhvillimet politike brenda saj nuk kanë qenë të sinkronizuara. Këtë e kemi parë edhe gjatë muajve të fundit. Fillimisht ishin zgjedhjet në Holandë vitin e kaluar, ku e djathta ekstreme pësoi humbje, ndërsa liberalët u forcuan.

Më pas erdhi zgjedhja historike në Hungari dhe humbja e Viktor Orbán, e cila tregoi se sa gabim kishin ata, përfshirë mua, që druheshin se Hungaria kishte kaluar pikën e pakthyeshme drejt autoritarizmit.

Së fundmi, edhe zgjedhjet e fundit në Suedi sollën një dobësim të së djathtës ekstreme, e cila mbështeste nga jashtë qeverinë e qendrës së djathtë, ndërsa socialdemokratët u rikthyen në pushtet.

Nëse ka një ngushëllim të vetëm, sado i dobët, që ende nuk jemi “Shtetet e Bashkuara të Evropës”, ai qëndron te fakti se ndryshe nga SHBA-ja, Evropa ruan një heterogjenitet politik që pengon ndryshimet e menjëhershme dhe radikale.

Ky ka qenë një kufizim për ambicien e integrimit evropian, por vitet e fundit ka shërbyer edhe si një barrierë kundër shpërbërjes.Por kjo barrierë mund të çahet. Është e besueshme, madje jo e pamundur, që të 4 vendet e mëdha evropiane që do të votojnë gjatë muajve të ardhshëm të shënojnë një zhvendosje të fortë drejt së djathtës ekstreme.

Kjo do të përbënte fillimisht një problem numerik për BE-në. Nëse 8 vendet që do të votojnë vitin e ardhshëm do të kalonin nën ndikimin e së djathtës ekstreme, duke iu shtuar vendeve ku ajo është tashmë në pushtet, nuk do të krijohej një shumicë e cilësuar e ekstremit të djathtë në Këshillin e BE-së.

Megjithatë, do të formohej një pakicë bllokuese, e aftë të rrëzonte përfundimisht ambicien për integrim evropian të përshkruar në raportet e Mario Draghit dhe Enrico Letta-s, të cilat edhe tani po përballen me vështirësi të mëdha për t’u zbatuar.

Por problemi nuk do të ishte vetëm sasior. Do të ishte mbi të gjitha cilësor. Qasja e Giorgia Melonit ndaj BE-së do të ishte ndoshta shumë ndryshe nëse rreth saj do të ishin Marine Le Pen, Jarosław Kaczyński dhe Alberto Núñez Feijóo, i mbështetur nga lideri i Vox-it, Santiago Abascal, në vend të Emmanuel Macronit, Donald Tuskut dhe Pedro Sánchezit, përkrah të cilëve ajo ka qëndruar në këto vite.

Një efekt nxitës dhe radikalizues drejt së djathtës do të ishte shumë i mundshëm, për të mos thënë i pashmangshëm. Në vend të gërryerjes së ngadaltë të projektit të integrimit, të cilën e kemi parë prej vitesh thuajse të pafuqishëm, mund të përballemi me diçka shumë më të shpejtë dhe radikale: një shpërbërje të heshtur të BE-së.

Ndoshta edhe atëherë do të vazhdonim të ngrinim supet, ndërsa kujtesa për të kaluarën tonë, të shënjuar nga nacionalizmat, dhuna dhe shkatërrimi, është zbehur gjithnjë e më shumë.

Paradoksi është se Britania e Madhe po nis të kuptojë sot karakterin vetëshkatërrues dhe antikombëtar të nacionalizmave. Vendi që ishte i pari që iu dorëzua sirenave të një sovranizmi të rremë, po fillon ngadalë ta pranojë atë që ishte një gabim kolosal, pikërisht në një kohë kur shtete të tjera të mëdha evropiane rrezikojnë të bien në të njëjtin kurth fatal.

 

Marrë nga La Stampa

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem
Artikulli tjetër Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.