KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BIRN: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor
AnalizeKryesoreSociale

BIRN: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2024 8:37 am
102 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë, u akuzuan nga prokuroria në muajin qershor për krijimin e një skemë abuzive të transferimit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Skema abuzive shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve pavarësisht se çështja tregonte për një fenomen të njohur prej vitesh në sistemin shëndetësor publik, ku shumica e mjekëve punojnë dhe në sistemin privat shëndetësor.

Duke marrë shkas nga skandali i zbuluar nga prokuroria qeveria miratoi në fillim të gushtit një Akt Normativ, ku tentohet rregullimi i punësimit të mjekëve duke vendosur kufizime për punën e tyre në sistemin privat dhe pranohet rënia e cilësisë së shërbimit në sistemin shëndetësor dhe për pasojë mohimi i të drejtës për mjekim të pacientëve.

Ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve’ parashikojnë rregullimin e dy-punësimit të mjekëve, masa ndaluese që ata të rekomandojnë pacientë në sistemin privat, dhe masa disiplinore më të rrepta për mjekët që shkelin këto dispozita.

Në relacionin shoqërues, ku argumentohet urgjenca e këtij akti, përshkruhet një situatë e “pasigurt” për pacientët dhe mjekët dhe pranohet se nuk është ofruar shërbimi shëndetësor i garantuar për qytetarët si e drejtë themelore në Kushtetutë.

“Situata aktuale ka krijuar problematika të menjëhershme në ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si mungesa e personelit shëndetësor gjatë orarit zyrtar dhe shtyrja e konsultës me mjekun,”  thuhet ndër të tjera në relacionin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Ndërhyrja urgjente është e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor publik”, shton relacioni.

Ministria i referohet të dhënave të një hetimi administrativ të kryer pas skandalit të Onkologjikut, ku rezultatet sipas saj, tregojnë për  “problematikat e mosofrimit të shërbimeve mjekësore dhe dërgimin e pacientëve drejt strukturave jopublike”.

Të dhënat e cituara në dokument flasin për 823 biznese që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore jopublike, një shifër që nënkupton nevojën e madhe për mjekë, të cilët përgjithësisht huazohen nga sistemi publik.

“Në këto biznese shëndetësore jopublike rezultojnë të punësuar mjekë të specialiteteve të ndryshme, që ushtrojë profesionin e tyre edhe në shërbimin shëndetësor publik,”  konstaton Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo sjell si pasojë që kombinimi i shërbimit në këto dy sisteme, publik dhe jopublik, kur aktualisht është edhe i parregulluar, cenon shërbimin shëndetësor publik, në favor të atij jopublik”, shtoi ajo.

Në këto kushte, sipas arsyetimit të Ministrisë, ekziston një situatë e konfliktit të interesit, ku mjekët kanë inkurajuar dhe mund të inkurajojnë në të ardhmen përsëri pacientët e tyre në sektorin shëndetësor publik që të kërkojnë trajtim në strukturat shëndetësore jopublike në pronësi të tyre ose ku ata punojnë.

“Kjo qasje dëmton pacientët që mund të mos kenë mundësi financiare për trajtime në këto struktura jopublike dhe që nuk e kanë zgjedhur vetë të marrin shërbimet shëndetësore në to”, konstaton Ministria e Shëndetësisë.

Shëndetësi falas dhe cilësore ka qenë një nga premtimet më të forta të qeverisjes socialiste e cila po përfundon mandatin e tretë të saj.

E pyetur nga BIRN për përgjegjësinë e mosmbajtjes së këtij premtimi, Agjencia per Media dhe Informim sugjeroi se qeveria ishte e angazhuar për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe akti normativ “i përgjigjej sfidave që evoluojnë dhe ndryshojnë me kohën”.

“Ne jemi të angazhuar për të adresuar sfidat e identifikuara në sistemin shëndetësor publik dhe për të implementuar masa konkrete që do të kontribuojnë në forcimin dhe përmirësimin e tij”– thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Akti Normativ, nuk është një mekanizëm i zakonshëm ligjor për ndryshimin e ligjeve në fuqi, por qeveria pretendon se në këtë rast përligjen kushtet e urgjencës dhe nevojës së ndërhyrjes për të rregulluar situatën në sistem.

Akti është kundërshtuar nga “Urdhëri i Mjekëve” si një akt që vret pavarësinë e këtij organizmi për vetrregullimin dhe vetqeverisjes profesionale.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit

Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’

Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit, pas 57 ditësh mbylljeje

Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta

Shqipëria Bëhet kërkesë në KQZ për dy Referendume

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia ndalon hyrjen e 92 amerikanëve në territorin e saj
Artikulli tjetër Shën Maria me Linë e Majmunit. “Charlie Hebdo” sërish në qendër të kritikave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Emergjencë kombëtare në portin e Durrësit
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Shqipëria e kufizuar në trajtimin shëndetësor
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
“Liberalizohen” burgjet
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.