Greqia ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla për të përmirësuar procesin mësimor.
Kryeministri Mitsotakis e shpalli këtë masë si pjesë e një pakete prej 11 reformash arsimore. Nxënësit do të lejohen të sjellin celularët në shkollë, por do të duhet t’i mbajnë ata në çantë gjatë gjithë orarit mësimor.
Kjo masë bazohet në studime që tregojnë ndikimin negativ të telefonave në përqendrimin dhe procesin mësimor. Një slogan i ri për shkollat këtë vit do të jetë “Celularët në çantë”.
Përveç kësaj, reforma përfshin punësimin e 10,000 mësuesve të rinj, futjen e teknologjive të reja në mësimdhënie, dhe masa për të luftuar bullying-un në shkolla.