KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy vjet pas përmbytjeve masive, Vlora sërish nën ujë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy vjet pas përmbytjeve masive, Vlora sërish nën ujë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Dy vjet pas përmbytjeve masive, Vlora sërish nën ujë

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 10:20 am
23 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Mjaftuan rreth 20 minuta reshje shiu që disa rrugë të qytetit të Vlorës të mbuloheshin sërish nga uji, duke rikthyer një problematikë që prej vitesh shoqëron qytetin bregdetar.

Situata e krijuar mbrëmjen e 21 tetorit 2026 risjell në vëmendje përmbytjet masive të 4 tetorit 2024, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, por edhe gjetjet e një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që kishte identifikuar mangësi serioze në sistemin e kullimit dhe administrimin e infrastrukturës.

Reshjet e para të vjeshtës kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa zona të Vlorës, përfshirë lagjet “Pavarësia”, “Muradie”, “28 Nëntori”, zonën historike, bulevardin “Ismail Qemali”, si dhe rrugët pranë bibliotekës “Shefqet Musaraj”.

Në disa akse, niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Problematika lidhet edhe me funksionimin e pjesshëm të hidrovorit të qytetit, i cili, për shkak të punimeve të restaurimit, nuk po operon me të katër pompat.

Ndërkohë, mungesa e pastrimit të kanalizimeve vijon të mbetet një tjetër shqetësim për largimin e ujërave të shiut.

Por situata nuk është e panjohur për institucionet përgjegjëse.

Pas përmbytjeve të tetorit 2024, KLSH ndërmori një auditim tematik për të verifikuar shkaqet, pasojat dhe reagimin e institucioneve. Raporti përfundimtar, të cilin e ka konsultuar ekofin.al, evidentoi 20 gjetje dhe 23 rekomandime, duke nxjerrë në pah mangësi infrastrukturore, mungesë investimesh, probleme të mirëmbajtjes dhe bashkëpunim joefektiv ndërinstitucional.

KLSH: Kanalet e papastruara, shkaku kryesor i përmbytjeve të vitit 2024

Një nga përfundimet më të rëndësishme të auditimit lidhet me gjendjen e rrjetit të kullimit.

KLSH konstatoi se disa prej kanaleve të qytetit nuk ishin pastruar prej më shumë se 30 vitesh, duke u bllokuar nga aluvionet, mbeturinat dhe materialet inerte.

Sipas raportit, pjesa dërrmuese e pusetave të ujërave të bardha rezultonin jashtë funksionit për shkak të mungesës së pastrimit, ndërsa dimensionet e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar reshjet intensive.

Audituesit evidentuan gjithashtu se punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në rrugët e qytetit kishin kontribuar në praninë e materialeve inerte në rrjetin e kanalizimeve.

Në konkluzionin e përgjithshëm, KLSH thekson se mospastrimi i kanaleve të hapura ishte shkaku kryesor i përmbytjes së 4 tetorit 2024, pasi këto kanale përbëjnë arteriet kryesore për largimin e ujërave të reshjeve.

Raporti arrin në përfundimin se, nëse infrastruktura kulluese do të ishte funksionale dhe do të operonte me kapacitet të plotë, rreziku i një përmbytjeje të përmasave të tetorit 2024 do të kishte qenë i ulët.

Hidrovori pa pompa rezervë dhe pa gjenerator emergjence

Një tjetër problematikë e identifikuar nga KLSH lidhej drejtpërdrejt me hidrovorët dhe kapacitetin e tyre për të larguar ujërat.

Auditimi konstatoi se hidrovori i qytetit të Vlorës punonte pa pompa rezervë, ndërsa linja elektrike që e furnizonte ishte e vjetër dhe mungonte një gjenerator i dedikuar për situatat emergjente.

Probleme u evidentuan edhe në hidrovorin e Akërnisë.
Sipas KLSH-së, gjatë përmbytjeve të 4 tetorit 2024, ky hidrovor kishte funksionuar vetëm me 45% të kapacitetit, për shkak të problemeve me tensionin elektrik.

Raporti evidentoi se në linjën e furnizimit të hidrovorit merrnin energji edhe subjekte private, duke ndikuar në qëndrueshmërinë e tensionit dhe në kapacitetin e punës së pajisjeve.

Këto konstatime tregojnë se infrastruktura e pompimit kishte probleme serioze pikërisht në momentet kur nevojitej funksionimi maksimal i saj.

Edhe situata e tetorit 2026, kur hidrovori i qytetit raportohet se nuk po funksionon me të katër pompat për shkak të punimeve, e rikthen në vëmendje rëndësinë e kapaciteteve rezervë dhe të gatishmërisë së sistemit gjatë sezonit të reshjeve.

Asnjë investim në sistemin e kullimit gjatë viteve 2023–2024

Një nga gjetjet më shqetësuese të auditimit lidhej me mungesën e investimeve.

KLSH konstatoi se Ujësjellës Kanalizime Vlorë nuk kishte hartuar plane investimi dhe nuk kishte realizuar investime gjatë periudhës 2023–2024 për përmirësimin e sistemit kullues dhe mbrojtjen nga përmbytjet në qytet dhe zonat urbane nën juridiksionin e saj.

Sipas raportit, as nga strukturat paraardhëse nuk ishin planifikuar apo realizuar investime në sistemin e kullimit gjatë viteve të fundit të shqyrtuara.

Një tjetër problem strukturor lidhej me mosndarjen e rrjeteve të ujërave të ndotura nga ato të reshjeve.

KLSH evidentoi se gjatë reshjeve intensive, për të shmangur përmbytjet, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve hapnin pusetat për të mundësuar depërtimin e ujërave sipërfaqësore në rrjetin e ujërave të ndotura.

Kjo praktikë shkaktonte përzierjen e ujërave të shiut me ujërat e ndotura dhe rriste ndjeshëm volumin që duhej të përballonin stacionet e pompimit.

Për rrjedhojë, problemi nuk kufizohej vetëm te kanalet e bllokuara, por përfshinte edhe mënyrën se si ishte ndërtuar dhe funksiononte sistemi i kanalizimeve të qytetit.

Përgjegjësi të ndara mes institucioneve, bashkëpunim joefektiv

Auditimi identifikoi gjithashtu probleme në administrimin e infrastrukturës së kullimit. Sipas KLSH-së, transferimi i disa kanaleve dhe objekteve nga strukturat e kullimit te Bashkia Vlorë nuk ishte shoqëruar me dokumentacionin e plotë teknik, përfshirë hartat, profilet e kanaleve dhe të dhënat mbi veprat hidroteknike.

Në një rast, Bashkisë Vlorë i ishte transferuar vetëm godina e hidrovorit, ndërsa kanali që dërgonte ujin drejt tij nuk ishte transferuar. Kjo situatë kishte krijuar paqartësi për përgjegjësitë e mirëmbajtjes.

KLSH vlerësonte se bashkëpunimi ndërinstitucional nuk ishte efektiv, pasi skema e kullimit nuk administrohej tërësisht nga bashkia. Kanalet dytësore dhe tretësore ishin përgjegjësi e strukturave vendore, ndërsa kanalet kryesore administroheshin nga strukturat shtetërore të ujitjes dhe kullimit.

Raporti evidentoi gjithashtu se disa kanale në zonat e Akërnisë dhe Orikumit kishin më shumë se 15 vite pa u pastruar, ndërsa punimet e planifikuara në disa kanale të tjera nuk ishin përfunduar.

KLSH kërkoi ndërhyrje urgjente për të shmangur përmbytjet

Në përfundim të auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi një sërë masash për institucionet përgjegjëse.

Mes tyre përfshiheshin rehabilitimi dhe pastrimi i plotë i kanaleve kulluese, përmirësimi i furnizimit me energji elektrike të hidrovorëve, garantimi i funksionimit të tyre pa ndërprerje dhe kryerja e kontrolleve të vazhdueshme teknike.

KLSH kërkoi gjithashtu përcaktimin e qartë të përgjegjësive institucionale, përmirësimin e koordinimit mes strukturave dhe identifikimin e ndërtimeve që pengojnë funksionimin e sistemeve të kullimit.

Në konkluzionin e tij, institucioni paralajmëronte se pastrimi i kanaleve dhe rehabilitimi i sistemit kullues përbënin një detyrë urgjente, pasi pa funksionimin e duhur të kësaj infrastrukture, qyteti i Vlorës mbetej vazhdimisht i ekspozuar ndaj përmbytjeve.

Dy vite pas përmbytjeve të mëdha, Vlora përballet sërish me të njëjtin problem

Situata e krijuar nga reshjet e djedhme rikthen pikëpyetjet mbi masat e ndërmarra pas përmbytjeve të vitit 2024 dhe rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Megjithatë, raporti i auditimit dokumenton gjendjen e konstatuar gjatë periudhës së kontrollit dhe nuk përcakton se sa prej rekomandimeve janë zbatuar deri në tetor 2026.

Fakti që vetëm 20 minuta reshje kanë mjaftuar për të krijuar grumbullime të konsiderueshme uji në disa rrugë të qytetit tregon se kapaciteti i largimit të ujërave mbetet një çështje që kërkon vëmendje.

Përtej vështirësive në qarkullim, përmbytjet e përsëritura përbëjnë rrezik për banesat, bizneset, automjetet dhe infrastrukturën publike, duke sjellë kosto të mundshme ekonomike për qytetarët dhe aktivitetin tregtar.

Dy vite pas përmbytjeve masive të tetorit 2024, pyetja që shtrohet është se sa nga 23 rekomandimet e KLSH-së janë zbatuar realisht dhe nëse investimet e kryera kanë qenë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e përmbytjeve.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të paktën 12 gazetarë u dhunuan, gjatë protestave në Shqipëri
Artikulli tjetër Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit
Aktuale Koment Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.