KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiçit
AnalizeFokusKryesorePolitikeRajoniSociale

Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiçit

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 10:23 am
36 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia në Kosovë pretendojnë se po përballen me presione për të votuar Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë (REL), kërcënimet për humbjen e vendit të punës dhe kërkesat për të siguruar vota janë ndër praktikat e denoncuara.

Një punonjëse e një institucioni arsimor në një zonë me shumicë serbe ka rrëfyer për REL-in se voton për SNS-në nga frika se mund të humbasë punën. Dëshmia e saj, identiteti i së cilës është mbajtur anonim, mbështetet edhe nga tri burime të tjera.

Sipas saj, drejtuesit e institucioneve u përcjellin punonjësve udhëzime se për kë duhet të votojnë, ndërsa refuzimi mund të sjellë pasoja në punësim. ‘Askush nuk guxon të thotë jo’, citohet të ketë deklaruar ajo.

Raportimi përfshin edhe pretendime për mbledhjen e votave të sigurta. Një tjetër punonjëse ka thënë se i është kërkuar të plotësojë një formular të SNS-së dhe të sigurojë të dhënat e 30 qytetarëve, për të cilët duhej të garantonte mbështetjen për partinë e Vuçiqit.

Sipas REL-it, votuesit nga Kosova do të organizohen në grupe dhe do të transportohen drejt vendvotimeve në Serbi. Mbi 115 mijë persona me adresa në Kosovë figurojnë në listën e votuesve, ndërsa votimi parashikohet të zhvillohet në 60 qendra në katër komuna serbe pranë kufirit me Kosovën.

Organizata CRTA ka raportuar për pretendime mbi presionin politik ndaj punonjësve në të paktën 16 qytete dhe komuna të Serbisë. Ndërkohë, ODIHR i OSBE-së ka ngritur shqetësime për zbatimin e rekomandimeve që synojnë parandalimin e frikësimit të votuesve.

Partia SNS dhe Lista Serbe nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për këto pretendime deri në publikimin e raportimit. SNS-ja ka mohuar akuza të ngjashme në të kaluarën.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dy vjet pas përmbytjeve masive, Vlora sërish nën ujë
Artikulli tjetër Sa bamirës janë shqiptarët?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.