Sekretariati i Etikës në Kuvend, i cili u mblodh sot, ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së, duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e seancave plenare Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.
Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u morr masë përjashtimi, por vetëm u tërhoq vëmendje.
Marrë nga Lapsi.al