KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fasoneria humbet miliarda/ Eksportet bien shumë, euro shton presionin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fasoneria humbet miliarda/ Eksportet bien shumë, euro shton presionin
AktualeAnalizeEkonomiFinanceKryesoreOpinionSociale

Fasoneria humbet miliarda/ Eksportet bien shumë, euro shton presionin

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2026 11:14 am
20 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sektori fason po humbet terren me ritme që tashmë shihen jo vetëm në vlerën e eksporteve, por edhe në sasinë e mallrave që dalin nga vendi. Të dhënat e INSTAT të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se katër vjet pas kulmit të eksporteve, industria e tekstileve, këpucëve dhe lëkurës ka humbur afro 29 miliardë lekë shitje jashtë vendit. Rënia ka vijuar edhe këtë vit, ndërsa tkurrja e sasive tregon se problemi nuk lidhet vetëm me zhvlerësimin e euros.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, eksportet e këtyre dy grupeve arrinin në rreth 101.6 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2026, ato kanë zbritur në vetëm 72.8 miliardë lekë, duke shënuar një tkurrje prej rreth 28%.

Rënia nuk është vetëm efekt i vlerës së eksporteve në lekë. Edhe sasia fizike e eksportuar është zvogëluar ndjeshëm. Nga rreth 49.7 milionë kilogramë në janar-shtator 2022, ajo ka zbritur në 34.3 milionë kilogramë këtë vit, ose rreth 31% më pak.

Vetëm krahasuar me nëntëmujorin e vitit të kaluar, vlera e eksporteve të këtyre grupeve ra me 9.2%, ndërsa sasia me 11.5%. Goditja më e fortë vjen nga tekstilet dhe këpucët, që përbëjnë pjesën dërrmuese të sektorit. Eksportet e tyre ranë nga 78.7 në 71.7 miliardë lekë. Për lëkurën dhe artikujt prej saj, tkurrja ishte edhe më e fortë, me mbi 20% në vlerë.

Shtatori e thelloi më tej tendencën. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 16.2% ndaj një viti më parë, ndërsa INSTAT i rendit ato si grupin me ndikimin më të madh negativ në ecurinë e eksporteve gjatë muajit.

Në sfond mbetet kursi i këmbimit. Euroja gjatë shtatorit 2026 lëvizi rreth nivelit 92 lekë, nga afërsisht 97 lekë një vit më parë. Për kompanitë që arkëtojnë kryesisht në euro dhe paguajnë një pjesë të madhe të kostove në lekë, forcimi i monedhës vendase ushtron presion mbi të ardhurat dhe konkurrueshmërinë.

Megjithatë, rënia e fortë e sasisë së eksportuar tregon se problemi nuk është vetëm kursi i euros. Vetë volumi i aktivitetit eksportues është tkurrur, duke sinjalizuar një dobësim më të thellë të sektorit.

Së fundmi, në kuadër të përgatitjeve të paketës fiskale, shoqata “Pro Eksport Albania”, propozon që pragu i patatueshëm i pagës të rritet në 60,000 lekë në muaj për të gjithë punëmarrësit e industrisë fason, me tatimin që do të aplikohej vetëm mbi pjesën që tejkalon këtë shumë dhe me hyrje në fuqi nga 1 janari 2027.

Ndryshimi i propozuar nga sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve do të kishte ndikim të rëndësishëm dhe shtesë në të ardhurat neto për mbi 70 mijë të punësuar.

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KLSH për Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera
Artikulli tjetër Protestat/ Mesazhet e forta të 3 Senatorëve e 6 Kongresmenëve amerikanë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.