KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
KomentKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2026 11:27 am
38 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Prof. Enver Bytyçi

 

Më në fund u shfaq edhe Aleksandër Vuçiq në krah të Edi Ramës. Kohë të vështira për të dy autokratët e Ballkanit Perendimor. Modeli i përbashkët i qeverisjes i bëri ata gjithashtu bashkëpunëtorë, si dhe miq e vëllezër të njëri-tjetrit. Për këtë arsye ish-presidenti i Serbisë lëshoi të mërkurën që shkoi deklaratën e tij në mbështetje të Edi Ramës dhe në mohim të protestave dhe revoltës së rinisë, studentëve dhe qytetarëve të Shqipërisë kundër tij.

Vuçiq e paralajmëroi kreun e ekzekutivit të Shqipërisë që të sillej ndryshe me protestuesit dhe të mos i tolerojë ata. “Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë”, deklaroi Vuçiq. Ai paralajmëroi gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme mund t’i kushtojnë pushtetin kryeministrit shqiptar. Edi Rama “mbetet për Vuçiq një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë”! Ndërkaq ai nuk foli asnjë fjalë për shkaqet e protestave në Shqipëri. Përkundrazi, sipas tij, po kërkohet të zhvleftësohet dhe të hidhet tej modeli qeverisës impresionues i “një aseti të madh”!

Në këtë pasash këshille e njëkohësisht lëvdate të Vuçiq për kryeministrin e Shqipërisë dallohet shumë qartë lidhja dhe simpatia e padiskutueshme e liderit serb për liderin shqiptar. Kjo lloj lidhje e shoqëruar me një simpati të spikatur nuk ka ekzistuar ndonjëherë, së paku nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit. As në kohën e Hoxhës dhe as në kohën e flirteve të Esat Pashë Toptanit me qeverinë e Pashiq aty nga mesi i dekadës së dytë të shekullit të kaluar. Kjo deklaratë e Vuçiq në adresë të Edi Ramës në fakt rizbulon shumëçka.

Së pari zbulon faktin se kryeministri i Shqipërisë i ka bërë shërbime speciale Serbisë, sepse ndryshe nuk do të ndodhte që presidenti de facto i shtetit serb të lartësojë kaq shumë një lider politik të Shqipërisë. Ndërkohë shërbimet e Ramës ndaj Serbisë janë të njohura e të stërthëna. Ai mbështeti me guxim dhe pa droje çdo projekt të Beogradit për ta rivënë Kosovën nën sundimin serb. Fillimisht përkrahu projektin e ndarjes së Kosovës. Më pas projektin e zhbërjes së saj përmes Open Balkan ose krijimit të Jugosllavisë së Re.

Së dyti, në planin e marrëdhënieve direkte Shqipëri-Serbi Edi Rama ia krijoi Beogradit dhe Aleksandër Vuçiq të gjitha lehtësitë për të bëërë biznes në Shqipëri. Janë gjithsej 165 kompani serbe që kanë hyrë në tregun shqiptar në dekadën e fundit, shumica dërmuese e të cilave në pesë vitet e fundit. Ndërkaq Rama ka krijuar edhe struktura të posaçme për të realizuar projektin serb të prezencës dhe dominimit të Serbisë në tregun shqiptar, përfshirë dhe tregun mediatik. Lajmet bëjnë të ditur se në Shqipëri janë instaluar kompani mediatike serbe të fuqishme, të cilat po testojnë transmetime me liçencë shqiptare në TV, radio, portale dhe rrjetet sociale. Qëllimi është që të mbrohen interesat serbe në Shqipëri dhe në Ballkan, si dhe të asgjësohet empatia e shqiptarëve të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë atje. Koordinator i kryeministrit shqiptar, sipas medieve, në këtë projekt është Baton Haxhiu, i cili ruan lidhje të ngushta e të përhershme me autoritetet e Beogradit, sidomos të grupimit pro-Vuçiq.

Kurrë nuk do ta kishte marrë ndokush me mend sesa larg do të shkonte marrëdhënia e ngushtë Rama-Vuçiq, e cila konkretizohet në lëvdatat e ish-kreut të shtetit serb për kreun e ekzekutivit shqiptar. Kurrë, askush nuk do ta imagjinonte se një kryeministër shqiptar do të vihej kaq me përkushtim në anën e Serbisë për ta zhbërë Kosovën si shtet, si popull e si komb. Këtë majë të qasjes anti-shqiptare e arriti vetëm Edi Rama. Prandaj ai është në fakt asset i padiskutueshëm për Serbinë dhe nasibet e gazep për Shqipërinë.

Aferim!

 

Marrë nga Botasot.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Artikulli tjetër Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
Enkelejda Olldashi: PD dhe PS po e minojnë së bashku protestën studentore
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.