KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2026 11:33 am
19 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Nga Marco Zana

 

Integrimi i rajonit nuk matet vetëm me deklarata politike apo me përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai shihet te kamionët që presin në kufi, te kostot e transfertave bankare dhe te vështirësitë që hasin bizneset për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme tregtare.

Samiti i Procesit të Berlinit, i mbajtur dje në Miloçer të Malit të Zi, e vë në qendër pikërisht këtë sfidë: shndërrimin e bashkëpunimit rajonal në përfitime të prekshme për qytetarët dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me nismën e Gjermanisë, nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai është një mekanizëm bashkëpunimi politik dhe ekonomik mes Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Synimi është të lehtësojë lidhjet infrastrukturore, investimet dhe harmonizimin e rregullave, ndërsa gjashtë vendet përparojnë me ritme të ndryshme drejt Brukselit. Rëndësia e kësaj nisme është strategjike.

Ballkani Perëndimor lidh Adriatikun me Evropën Qendrore dhe Mesdheun Lindor, por ndarjet politike, pengesat administrative dhe infrastruktura e pamjaftueshme, vazhdojnë të rrisin kostot e tregtisë. Për këtë arsye, suksesi i integrimit duhet të matet edhe nga lehtësia me të cilën lëvizin njerëzit, mallrat dhe kapitalet përtej kufijve.

Një nga rezultatet më të dukshme për qytetarët është ulja e kostove të komunikimit. Marrëveshja rajonale e vitit 2019 mundësoi heqjen, që nga korriku i vitit 2021, të tarifave shtesë të roaming-ut mes gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Telefonatat dhe përdorimi i internetit celular në vendet e rajonit nuk kushtojnë më aq sa më parë. Që nga viti 2023, operatorët kanë nisur gjithashtu ulje vullnetare të tarifave të të dhënave për komunikimin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se roaming-u është bërë plotësisht falas sipas modelit që zbatohet brenda BE-së. Një përparim tjetër, lidhet me transportin dhe kalimin e mallrave në pikat kufitare.

Sistemi i të ashtuquajturave korsi të gjelbra, i krijuar gjatë pandemisë dhe i zhvilluar në bashkëpunim me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), synon të përshpejtojë procedurat doganore përmes shkëmbimit paraprak të informacionit dhe kontrolleve më të përqendruara.

Sipas Sekretariatit të CEFTA-s, në vitin 2023 koha mesatare e pritjes së kamionëve në pikat kufitare të rajonit u shkurtua me shtatë minuta krahasuar me vitin pararendës. Në pamje të parë, ky mund të duket një përmirësim modest.

Por, kur bëhet fjalë për mijëra kalime çdo ditë, disa minuta më pak përkthehen në kursime karburanti, ulje kostosh dhe afate më të parashikueshme të dorëzimit të mallrave. Megjithatë, problemi është larg zgjidhjes.

Vetë CEFTA ka raportuar se në pikat kufitare humbasin ende më shumë se 20 milionë orë në vit, me një kosto të përllogaritur rreth 300 milionë euro. Kjo tregon se lehtësimi i procedurave nuk është thjesht çështje administrative, por një faktor që ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e ekonomive të rajonit.

Përpjekje të tjera janë bërë në fushën e lëvizjes së lirë. Në kuadër të Procesit të Berlinit, që nga viti 2022 janë nënshkruar marrëveshje për përdorimin e dokumenteve të identitetit, njohjen e diplomave universitare dhe të disa kualifikimeve profesionale.

Këto masa synojnë të krijojnë kushtet për një treg rajonal pune, ku njerëzit të mund të studiojnë dhe të punojnë më lehtë përtej kufijve. Por nënshkrimi i një marrëveshjeje nuk garanton zbatimin e saj. Duhet të verifikohet se si janë përmbushur procedurat e ratifikimit në secilin vend dhe nëse profesionistët mund t’i përdorin realisht këto të drejta.

Për një mjek, arkitekt apo të diplomuar që kërkon punë në një shtet fqinj, rëndësi ka jo vetëm ekzistenca e marrëveshjes, por edhe mundësia konkrete për t’u punësuar pa pengesa të panevojshme burokratike.

Ndërkohë, disa nga rezultatet më të rëndësishme të afrimit gradual ekonomik me Evropën janë arritur edhe përmes nismave që nuk i përkasin drejtpërdrejt Procesit të Berlinit. Një shembull është përfshirja në sistemin evropian të pagesave SEPA, i cili lehtëson transfertat bankare në euro.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i bënë funksionale transfertat e para përmes këtij sistemi në tetor të vitit 2025. Në maj të këtij viti, skemave përkatëse iu bashkuan edhe 18 banka serbe. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë ende hapa për të përmbushur përpara se të përfitojnë plotësisht nga kjo mundësi.

Përfitimet janë të matshme. Sipas Bankës Botërore, në Malin e Zi kostoja mesatare e një transferte ndërkufitare përmes SEPA-s, gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026, ishte 6.15 euro. Në vitin 2024, përmes sistemit të mëparshëm, kostoja mesatare arrinte në 73.40 euro.

Për një biznes të vogël që paguan çdo muaj furnitorët në Evropë, ky ndryshim nuk është thjesht një sukses diplomatik. Ai nënkupton më pak shpenzime, më shumë likuiditet dhe mundësi më të mëdha për të hyrë në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Ulja e kostove të transfertave mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat kanë më pak hapësirë financiare për të përballuar tarifat bankare.

Përmasat e shkëmbimeve tregtare tregojnë se Ballkani Perëndimor nuk është një treg periferik. Sipas Këshillit të Bashkimit Evropian, në vitin 2025 tregtia e mallrave mes BE-së dhe gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor kaloi 88 miliardë euro.

Eksportet evropiane drejt rajonit arritën në 51.1 miliardë euro, ndërsa importet nga këto vende në rreth 37 miliardë euro. Vlera e përgjithshme është më shumë se dyfishi i asaj të regjistruar dhjetë vjet më parë.

Këto shifra, nuk mund t’i atribuohen vetëm Procesit të Berlinit, por tregojnë madhësinë e tregut dhe potencialin që mund të çlirohet përmes një integrimi më të thellë. Sa më pak pengesa të ketë në transport, pagesa dhe procedura administrative, aq më të mëdha janë mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe për përfshirjen e bizneseve vendore në zinxhirët evropianë të prodhimit.

Për Italinë, interesat janë veçanërisht konkrete. Portet e Adriatikut, industria prodhuese e Italisë Verilindore dhe sektorët e makinerive e të produkteve ushqimore kanë interes të drejtpërdrejtë për një rajon ku mallrat, energjia dhe pagesat qarkullojnë me më pak pengesa.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Serbisë, shkëmbimet tregtare të mallrave mes Serbisë dhe Italisë arritën në rreth 5 miliardë euro në vitin 2025. Eksportet italiane drejt Serbisë kapën vlerën e 2,8 miliardë eurove, ndërsa ato serbe drejt Italisë rreth 2,2 miliardë euro.

Kjo marrëdhënie dëshmon se lidhjet ekonomike mes Italisë dhe rajonit janë tashmë të konsoliduara dhe nuk mbështeten vetëm te pritshmëritë për të ardhmen. Edhe infrastruktura energjetike ofron shembuj konkretë të bashkëpunimit që funksionon.

Në vitin 2019, kompania italiane Terna përur​​oi lidhjen elektrike mes Italisë dhe Malit të Zi, një linjë 445 kilometra e gjatë mes Abrucos dhe bregdetit malazez, me kapacitet fillestar prej 600 megavatësh. Ky projekt krijoi një lidhje të drejtpërdrejtë mes tregjeve energjetike, përpara anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është gazsjellësi TAP, i cili nisi funksionimin në vitin 2020 dhe transporton gaz përmes Greqisë dhe Shqipërisë drejt Puljas, në jug të Italisë. Në nëntor të vitit 2025, operatori njoftonte se që nga fillimi i operacioneve përmes tij ishin transportuar mbi 52 miliardë metra kub gaz drejt Evropës.

Këto projekte nuk janë krijuar në kuadër të Procesit të Berlinit, por tregojnë se çfarë mund të arrihet kur infrastruktura funksionon, kontratat ofrojnë siguri dhe ekziston kërkesë reale nga industria. Mësimi është i qartë: lidhjet ekonomike marrin vlerë kur kalojnë nga marrëveshjet dhe protokollet te aktiviteti konkret i bizneseve.

Për këtë arsye, korridoret hekurudhore dhe rrugore VIII dhe X, rruga Adriatiko-Joniane, rrjetet elektrike dhe sistemet logjistike duhet të marrin të paktën po aq vëmendje sa deklaratat politike.

Pa lidhje të besueshme transporti dhe energjie, integrimi ekonomik mbetet i pjesshëm dhe bizneset vazhdojnë të përballen me kosto që ulin konkurrueshmërinë e tyre. Por mundësitë më të mëdha, nuk lidhen domosdoshmërisht me ndërtimin e veprave gjigante.

Një pjesë e konsiderueshme e potencialit ekonomik gjendet te mënyra se si menaxhohen dhe mirëmbahen sistemet ekzistuese: transporti i kombinuar i mallrave, magazinat frigoriferike, shërbimet doganore dixhitale, mirëmbajtja e rrjeteve të ujit dhe energjisë, eficienca energjetike, trajtimi i mbetjeve, prodhimi i komponentëve industrialë, teknologjitë bujqësore dhe përpunimi ushqimor.

Këta sektorë mund të krijojnë hapësira të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Ballkanit Perëndimor. Në vend që të mbeten kryesisht tregje për produktet e gatshme evropiane, ato mund të bëhen furnitore të rregullta të industrive të BE-së, duke krijuar vende pune, duke rritur vlerën e prodhimit vendas dhe duke forcuar lidhjet ekonomike mes dy palëve.

Në fund, prova e vërtetë për Procesin e Berlinit nuk do të jetë numri i samiteve apo deklaratave të përbashkëta, por aftësia për të ndryshuar përditshmërinë ekonomike të rajonit. Një kamion që kalon kufirin pa vonesa të panevojshme, një transfertë bankare që nuk kushton sa një ditë pune dhe një biznes i vogël që arrin të furnizojë një fabrikë evropiane janë tregues po aq të rëndësishëm sa përparimi formal drejt anëtarësimit në BE.

Pikërisht aty do të matet, nëse integrimi i Ballkanit Perëndimor po kthehet në një realitet ekonomik apo mbetet ende një premtim politik.

 

Marrë nga Notizie Geopolitiche

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Artikulli tjetër A po i vjen fundi?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
Enkelejda Olldashi: PD dhe PS po e minojnë së bashku protestën studentore
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.