KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderat abuzivë të Fondit të Zhvillimit shkatërrojnë Sarandën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tenderat abuzivë të Fondit të Zhvillimit shkatërrojnë Sarandën
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Tenderat abuzivë të Fondit të Zhvillimit shkatërrojnë Sarandën

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 10:43 am
14 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Miliarda të shpërdorura në investime të cilat jo vetëm nuk përmirësojnë infrastrukturën, por janë shndërruar në gropa financiare. Kjo është historia e tenderave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Sarandë.

Kartolina e lëmuar turistike që pushtetarët dhe agjencitë qeveritare përpiqen t’i shesin botës çdo verë, edhe këtë vit po shkrihet nën rrebeshet e para të vjeshtës në qytetin bregdetar.

Pasi dritat e sezonit u fikën, qyteti bregdetar është përplasur me realitetin e ashpër: një lumë investimesh publike miliona eurosh, të prokuruara nga FSHZH dhe Bashkia, të cilat ose nuk funksionojnë, ose janë projektuar aq keq sa po kthehen në makth për jetën e banorëve.

Kjo është një histori e përsëritur dështimesh kronike, ku paratë e taksapaguesve digjen për projekte afatshkurtra dhe abuzive.

Kalvari pa fund i mozaikut të gurëve

Nuk ka nevojë për ekspertë mjedisorë apo inxhinierë ndërtimi për të kuptuar dështimin e rrugëve të reja të shtruara me mozaik gurësh në Sarandë. Pothuajse çdo dy muaj, segmentet e sapopërfunduara të këtyre akseve hapen, hiqen gurët, gërmohet shtresa e poshtme dhe riparohen përsëri në një cikël pafundësie absurd.

Qytetarët sarandjotë e kanë pagëzuar me ironi këtë kalldrëm si “mozaik dështimi”, teksa shohin vit pas viti të njëjtin avaz punimesh që bllokojnë rrugët sapo ikin turistët. Pikëpyetjet mbi cilësinë e bazamentit dhe mbikëqyrjen e punimeve nga FSHZH janë serioze, ndërsa kostoja e këtyre riparimeve mbetet një gropë e zezë financiare.

Terminali i autobusëve: Investimi 1.5 kilometër larg që i pikon çatia

I trumbetuar si zgjidhja magjike për kaosin e qarkullimit në hyrje të qytetit, Terminali i ri i Autobusëve në Qafë Gjashtë është shndërruar në një absurditet infrastrukturor.

Vetëm tre muaj pas inaugurimit pompoz përpara sezonit, ujërat e shiut kanë depërtuar strukturën duke rrjedhur lirshëm mes spoteve të ndriçimit elektrik në çati, duke krijuar rrezik serioz për jetën e udhëtarëve.

Por ky është vetëm skandali estetik. Nga ana funksionale, opozita dhe operatorët e transportit denoncojnë se terminali nuk posedon certifikatë kolaudimi dhe sigurie. Autobusët ndërqytetës nuk mund të dalin dot direkt në rrugën kryesore, por detyrohen të bëjnë rreth 1.5 kilometra rrugë shtesë deri te rrethrrotullimi vetëm për t’u kthyer.

Ky devijim ka krijuar vështirësi masive për të moshuarit që vijnë nga zonat rurale dhe ka bllokuar përfundimisht trafikun në hyrje të Sarandës, duke bërë të kundërtën e asaj që premtoi projekti.

Shatërvani “Fantazmë” në Parkun e Miqësisë

Në qendër të qytetit, i pozicionuar në Parkun e Miqësisë, ndodhet një tjetër monument i keqpërdorimit të fondeve: shatërvani i ri. Ky aksesor dekorativ nuk është vënë asnjë ditë të vetme në funksion.

Ai qëndron si një gërmadhë betoni e tharë në mes të lulishtes, duke dëshmuar se projektet në Sarandë shpesh hartohen vetëm për të firmosur letrat e tenderit, pa menduar asnjë sekondë për mirëmbajtjen e tyre operative.

Kanalizimet jashtë loje: 3.6 milionë euro për asfalt, por ujërat e zeza lihen në rrugë

Plaga më e rëndë që turpëron qytetin mbetet rrjeti i kanalizimeve. Sa herë që mbi Sarandë bien reshje shiu, sistemi ekzistues dorëzohet menjëherë: ujërat e zeza përzihen me ato të shiut, shpërthejnë pusetat dhe vërshojnë mbi rrugë e në Bulevardin kryesor, duke u kthyer në një rrezik epidemiologjik dhe infeksion vizual për banorët.

Pavarësisht kësaj krize emergjente, logjika e investimeve publike vijon të mbetet “mbi sipërfaqe”. Vetëm së fundmi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin me fond limit prej rreth 273.4 milionë lekësh pa TVSH (afro 3.6 milionë euro) për rikualifikimin e rrugës “Idriz Alidhima”, nje segment 2.4 km i gjatë.

Projekti parashikon rinovimin e asfaltit, trotuareve dhe ndriçimit, por rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza nuk është përfshirë në këtë rikonstruksion masiv. Qeveria investon miliona për të zbukuruar fasadën e rrugës, ndërsa nëntokën e lë të kalbëzohet.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin
Artikulli tjetër Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.