Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisioni Tech Talk në TCH, foli për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Më tej ai shprehu se edhe nëse bëhet në bëhet në Tiranë, nuk do të mund të bëhet në të gjithë kryeqytetin, por vetëm në disa KZAZ.
Ilirjan Celibashi: Për dijeninë tuaj, po synojmë që ta aplikojmë përsëri përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit si projekt pilot dhe assesi, kjo nuk do të zëvendësojë atë që parashikon ligji për procedurat për nxjerrjen e rezultatit
Tech Talk: Në çfarë bashkie?
Ilirjan Celibashi: Këtë nuk e kemi vendosur akoma. Arsyeja kryesore është që jemi duke vlerësuar kostot
Tech Talk: Do të ishte e mundshme në Tiranë?
Ilirjan Celibashi: Po edhe nëse e bëjmë në Tiranë, duk do ta bëjmë dot në të gjithë qytetin, por do të zgjedhim një KZAZ ose…
Tech Talk: Tepelenën e përjashtoni?
Ilirjan Celibashi: Mund edhe të jetë Tepelena, por Tepelena u zgjodh pa ndonjë domethënie.
Marrë nga Top Channel