Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar pas akuzave se ka blerë një banesë në Tiranë me vlerë 240 mijë euro, vetëm pak muaj pasi u bë deputete.
“Amoj Zeqine 1+1 bëjnë tre u shtove servile si Spiro dhe ti 240 mi euro shpi me 1 vite deputete”, shkruante komentuesi.
“Po mirë mo, ku bazohesh ti që kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton të shpikësh një shifër dhe ta thuash si të ishte e vërtetë?
Unë kam prenotuar një apartament, siç bëjnë mijëra shqiptarë, me kredi dhe me këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet. Nuk kam marrë asnjë shtëpi të përfunduar. Nëse ke fakte për ato që pretendon, paraqiti. Përndryshe, mos shpik shifra dhe mos i shit si të vërteta në komente pas tastierës”, ka shkruar Çaushi.
Marrë nga Top Channel