KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona
AnalizeBotaFokusHI-TechSocialeZhvillim

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 9:39 am
44 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona të caktuara, për të parandaluar organizimin e grupeve të dhunshme gjatë protestave të 24 tetorit.

Sipas një investigimi të “Politico”, në javën përpara protestave të së shtunës, Ministria e Brendshme franceze zhvilloi kontakte me operatorët e telekomunikacionit për të shqyrtuar mënyrat e mundshme të kufizimit të komunikimit online.

Nisma arriti kulmin kur kryeministri Sebastien Lecornu u kërkoi drejtpërdrejt operatorëve telefonikë të ishin të përgatitur për të bllokuar aksesin në TikTok, Instagram, Snapchat dhe X. Kërkesa u bë publike fillimisht nga media franceze e teknologjisë dhe politikës, Blast.

Zyrtarët e zyrës së kryeministrit, Ministrisë së Teknologjisë dhe Ministrisë së Brendshme nuk e mohuan ekzistencën e kërkesës, kur u kontaktuan nga “Politico”.

Sipas burimeve të cituara nga media, autoritetet kishin frikë se dhuna e regjistruar më 17 tetor mund të përsëritej ose të përshkallëzohej gjatë fundjavës pasuese. Megjithatë, më 24 tetor u regjistruan dukshëm më pak incidente.

“Gjëja që dëshironin mbi të gjitha ishte të bllokonin kanalet e komunikimit që u mundësojnë grupeve të takohen dhe të organizohen”, tha një punonjës i një kompanie telekomunikacioni, i cili foli në kushte anonimiteti.

Megjithatë, një masë e tillë do të prekte edhe protestuesit paqësorë, duke kufizuar mundësinë e tyre për të komunikuar.

Sipas burimeve të cituara, bllokimi i rrjeteve sociale vetëm në një lagje të caktuar nuk është teknikisht i mundur. Ndërsa ndërprerja e internetit celular do të sillte pasoja edhe për shërbime të tjera të rëndësishme, përfshirë pagesat elektronike, sistemet e sigurisë dhe komunikimet emergjente.

Një alternativë më pak drastike që u diskutua ishte çaktivizimi i funksioneve të shfaqjes së vendndodhjes, me synimin për të penguar organizimin e grumbullimeve mes personave që nuk njihen me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, në Parlamentin francez po diskutohen masa të tjera për kufizimin e përmbajtjeve në rrjetet sociale, në kuadër të projektligjit të njohur si “Kush e shkakton dëmin, e paguan”.

Projektligji synon t’i bëjë financiarisht përgjegjës personat që marrin pjesë me vetëdije në trazira, edhe në rastet kur ata nuk kanë shkaktuar drejtpërdrejt dëme materiale.

Ai parashikon gjithashtu që platformat online të heqin brenda 24 orëve përmbajtjet që nxisin sulme fizike ose seksuale, vjedhje dhe shkatërrim prone, kur ato mund të shkaktojnë një cenim serioz të rendit publik. Përmbajtjet që nxisin kryengritje do të duhej të hiqeshin brenda një ore.

Ligjvënës të tjerë kanë propozuar masa shtesë, përfshirë përdorimin e sistemeve algoritmike të mbikëqyrjes me video për identifikimin e personave që shkaktojnë trazira, si dhe ndëshkimin e platformave online që nuk parandalojnë shitjen e mallrave të vjedhura.

Plani për bllokimin e rrjeteve sociale nuk u zbatua gjatë protestave të 24 tetorit, kur u regjistruan dukshëm më pak incidente dhune sesa fundjavën e mëparshme.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit
Artikulli tjetër SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: “Dy javë dhunë ndaj të rinjve, asnjë polic i arrestuar”
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.