KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tensione politike në Mal të Zi, partitë pro-ruse duan ndryshimin e Kushtetutës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Tensione politike në Mal të Zi, partitë pro-ruse duan ndryshimin e Kushtetutës
FokusPolitikeRajoni

Tensione politike në Mal të Zi, partitë pro-ruse duan ndryshimin e Kushtetutës

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2024 12:34 pm
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi, posaçërisht tek nenet që kanë të bëjnë me identitetin, siç janë gjuha dhe simbolet shtetërore. Në anën tjetër përfaqësuesit e opozitës malazeze vlerësojnë se këto kërkesa janë në vazhdën e ideologjisë së “botës serbe” dhe në shërbim të politikës nacionaliste të Beogradit.

Partitë politike pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat në korrik u përfshinë në qeverinë e riorganizuar malazeze, këto ditë po përsërisin kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi. Ky ndryshim, sipas tyre, duhet të bëhet me plotësimin e dispozitave që ndryshojnë statusin e gjuhës serbe dhe të disa simboleve shtetërore në Malin e Zi.

Kryetari i parlamentit. Andrija Mandiç tha se “pas daljes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë do të këmbëngulim që të ketë një ndryshim në Kushtetutë ku gjuha serbe të barazohet me gjuhën malazeze”. Partitë pro-ruse dhe pro-serbe besojnë se rezultati i regjistrimit do të tregojë se gjuha serbe përfaqësohet nga shumica e popullsisë në Malin e Zi, ku sipas tyre, “gjuha serbe duhet të jetë gjuhë zyrtare dhe jo si më parë gjuhë në përdorim zyrtar”.

Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar në Mal të Zi është bërë regjistrimi i popullsisë, rezultatet e të cilit ende nuk janë shpallur. Në këtë kuadër opozita malazeze kundërshton ashpër propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e kushtetutës, posaçërisht në pjesët që ka të bëjnë me çështjet identitare.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviç pretendojnë se “kërkesat e partive pro-serbe në Mal të Zi janë në vazhdën e ideologjisë së ‘botës serbe’ që ka për qëllim konfrontimin me shtetet fqinje në rajon”. Kryetari i kësaj partie Danijel Zhivkoviç tha se “është tejet e ulët dhe antishtetërore veprimet e partive pro-serbe, të cilat vazhdojnë ti përshtaten politikës nacionaliste dhe shoviniste të Beogradit”.

Megjithatë opozita vlerëson se metoda e ndryshimit të Kushtetutës së Malit të Zi është shumë komplekse dhe kërkon një nivel të lartë pëlqimi nga qytetarët dhe parlamenti. Për të ndryshuar pjesën e Kushtetutës që i referohet gjuhës dhe simboleve shtetërore, si flamuri dhe himni kombëtar, është e nevojshme mbështetja e dy të tretave nga deputetët.

Sidoqoftë, kërkesat janë ritheksuar në 4 vjetorin e fitores së partive pro-serbe dhe aleatëve të tyre ndaj pushtetit më se 30 vjeçar të partisë së ish presidentit Milo Gjukanoviç. Kjo shumicë solli krizës politike dhe institucionale dhe që nga dhjetori vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një përparim të dukshëm me BE-në, për shkak të ngecjeve në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit. Mali i Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u bë pjesë e NATO-s në vitin 2017, mes kundërshtimit të Rusisë dhe pakënaqësisë së Beogradit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qendrat e emigrantëve, në Gjadër dhe Shëngjin, hapen në fund të shtatorit
Artikulli tjetër 5% e shqiptarëve përdorues të kriptomonedhave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.