KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë, më 2027-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë, më 2027-ën
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë, më 2027-ën

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2026 9:53 am
95 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, indeksimi me inflacionin prej 2.1% do të gjenerojë rreth 5.4 miliardë lekë (rreth 58 milionë euro) të ardhura shtesë nga tatimet dhe doganat, kryesisht përmes TVSH-së dhe efektit të ndryshimit të çmimeve në vlerën e importeve.

Për shkak se TVSH-ja llogaritet si përqindje e çmimit, çdo rritje e tij rrit edhe shumën e tatimit që paguajnë qytetarët për të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh. Për rrjedhojë, arka e shtetit arkëton më shumë, edhe nëse konsumi nuk rritet.

Sipas dokumentit të parashikimit të të ardhurave për vitin 2027, të ardhurat nga tatimet dhe doganat pritet të arrijnë në 583.5 miliardë lekë, nga 536.2 miliardë lekë që është plani i vitit 2026. Diferenca është rreth 46.9 miliardë lekë, ose një rritje prej 8.7%.

Nga përllogaritja e këtyre të dhënave rezulton se rreth 11.5% e të ardhurave shtesë që parashikohen për vitin e ardhshëm do të vijnë nga efekti i rritjes së çmimeve.

Inflacioni, i cili rëndon mbi fuqinë blerëse të familjeve, sjell njëkohësisht më shumë të ardhura për arkën e shtetit. Efekti është veçanërisht i ndjeshëm te produktet dhe shërbimet që konsumohen rregullisht, për të cilat familjet kanë më pak mundësi të reduktojnë blerjet.

Nga shtesa e përgjithshme e të ardhurave, rreth 13.3 miliardë lekë pritet të gjenerohen nga rritja ekonomike, e cila në përllogaritjen e Ministrisë së Financave është marrë në masën 2.73%. Ndërkohë, efekti i indeksimit me inflacionin prej 2.1% llogaritet në 5.4 miliardë lekë.

Të marra së bashku, rritja ekonomike dhe inflacioni pritet të sjellin rreth 18.8 miliardë lekë të ardhura shtesë, ose 40% të gjithë rritjes së planifikuar të arkëtimeve nga tatimet dhe doganat.

Ndryshe nga rritja ekonomike, që lidhet me zgjerimin e aktivitetit prodhues, konsumit dhe të ardhurave, inflacioni mund të rrisë arkëtimet nominale edhe pa një shtim të sasive të mallrave dhe shërbimeve që qarkullojnë në ekonomi.

Për buxhetin, kjo krijon një burim shtesë financimi, ndërsa për familjet nënkupton se një pjesë më e madhe e shpenzimeve të tyre shkon për të përballuar çmime më të larta.

Përveç efektit të çmimeve dhe rritjes ekonomike, qeveria parashikon të sigurojë të ardhura shtesë edhe përmes masave fiskale dhe përmirësimit të administrimit tatimor.

Masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave pritet të kontribuojnë me rreth 10 miliardë lekë në vitin 2027. Strategjia synon zgjerimin e bazës tatimore, kufizimin e informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimin e mbledhjes së detyrimeve dhe rritjen e efektivitetit të administratës tatimore.

Një tjetër shumë prej 4.4 miliardë lekësh parashikohet të sigurohet nga masat fiskale buxhetore të vitit 2027, ndërsa masat e ndërmarra në vitet e mëparshme pritet të japin një efekt shtesë prej 1.4 miliardë lekësh.

Ministria e Financave ka përfshirë gjithashtu rreth 12.8 miliardë lekë nga korrigjime të bazuara në faktorë të tjerë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konflikti Rama-Veliaj/ Kërkohet nga SPAK, hetim i pavarur i pretendimeve
Artikulli tjetër Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.