KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2026 10:12 am
39 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësim mbi paketën e re të akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave më 28 tetor 2026. Sipas organizatave, masat e reja, megjithëse synojnë luftën kundër dhunës gjatë protestave, rrezikojnë të kufizojnë ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e lëvizjes.

Ndryshime ligjore kontraverse u ndërmorën nga qeveria pas një vale protestash të zhvilluara gjatë muajit tetor 2026, të cilat në disa raste u shoqëruan me episode tensioni e dhune. Lëvizja e qeverisë ka hapur menjëherë një debat të gjerë mbi ruajtjen e balancës mes rendit publik dhe të drejtave thelbësore demokratike.

Paketa e re qeveritare përfshin ndryshime në ligjin “Për tubimet”, krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e dyshuar për dhunë dhe një akt normativ për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga protestat. OJQ-të theksojnë se dhuna duhet dënuar e hetuar pavarësisht autorëve, por ngrenë shqetësimin e penalizimit të të gjithë protestuesve njëlloj.

“Veprimet e dhunshme të individëve të veçantë nuk mund të përdoren për të kufizuar në mënyrë të përgjithshme të drejtën e qytetarëve për tubim paqësor dhe as për të vendosur përgjegjësi kolektive ndaj pjesëmarrësve apo organizatorëve të protestave,” thuhet në deklaratë.

Një prej pikave më të debatuara të paketës është krijimi i regjistrit të posaçëm elektronik, i cili u jep mundësi autoriteteve t’u kufizojnë administrativisht daljen jashtë shtetit personave të referuar në polici, pa qenë e nevojshme një masë sigurie nga gjykata. Duke paralajmëruar mbi rreziqet e ndarjes së këtyre të dhënave me subjekte private dhe autoritete të huaja, organizatat nënvizojnë se “një person nuk duhet të përballet me kufizime të lirisë së lëvizjes apo pasoja në jetën private dhe profesionale vetëm sepse emri i tij figuron në një regjistër policor.”

Nënshkruesit theksojnë mungesën e argumentimit publik nga qeveria për kriterin e emergjencës kushtetuese dhe i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të bllokojë këto masa.  “Kuvendi ka detyrimin të ushtrojë kontroll real dhe efektiv mbi ekzistencën e kritereve kushtetuese, përmbajtjen dhe proporcionalitetin e masave, jo thjesht të formalizojë vendimmarrjen e ekzekutivit, në përputhje me parimin e ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe shtetin e së drejtës”.

Ata kërkojnë rishikimin e gjobave të larta financiare dhe të kompetencave të policisë, duke e përmbyllur reagimin me theksin tek detyrimet e autoriteteve. “Shteti ka detyrimin të ndalojë dhunën, jo të dekurajojë protestën”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, CRCA-ECPAT Shqipëri, Instituti i Studimeve Politike, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), Rrjeti Erasmus Tirana, Albanian Center for Economic Research, All Green Centre, Lëvizja Europianë Shqipëri, Civil Rights Defenders, Res Publica, Partners Albania, Qendra ALTRI, Qëndresa Qytetare, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” dhe Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Artikulli tjetër Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.