KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 10:25 am
54 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ngre shqetësimin për disa raste të raportuara nga biznese dhe klientë aktivë të One Albania, të cilët thonë se kanë marrë njoftime nga kompani të mbledhjes së borxheve për detyrime të prapambetura, pavarësisht se vijojnë të paguajnë rregullisht shërbimet e telefonisë.
Përmes një denoncimi publik, CELS paralajmëron bizneset dhe individët që të tregojnë kujdes ndaj njoftimeve të tilla, të cilat, shoqërohen me paralajmërime për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda një afati prej 10 ditësh.

Sipas CELS, në rastet e denoncuara, subjekteve tregtare u janë kërkuar shuma prej rreth 1,000 lekësh të reja për çdo numër kontrate, ndërkohë që ato thonë se janë klientë aktivë të One Albania dhe paguajnë fatura mujore që tejkalojnë 15 mijë lekë.

Qendra përmend edhe shoqërinë ODMC Albania si një prej kompanive të përfshira në këto njoftime dhe ngre dyshime për mënyrën e trajtimit të detyrimeve të pretenduara, veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për shuma të vogla financiare.

Sipas paralajmërimit të CELS, shqetësimi lidhet me mundësinë që këto detyrime të kalojnë në procedura gjyqësore dhe përmbarimore, duke sjellë kosto shtesë për debitorët, si tarifa gjyqësore, shpenzime avokatie dhe tarifa përmbarimore, të cilat mund të jenë shumë më të larta se detyrimi fillestar.

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane iu bën thirrje bizneseve që kanë marrë njoftime për kalim kreditori apo detyrime të mbartura që të verifikojnë me kujdes pretendimet përpara se të ndërmarrin veprime financiare.

CELS këshillon që të mos kryhen pagesa të nxituara për detyrime që mund të jenë të parashkruara ose të kundërshtueshme ligjërisht, pasi çdo rast duhet të shqyrtohet në bazë të dokumentacionit dhe rrethanave konkrete.

Në të njëjtën kohë, qendra njofton se ofron asistencë ligjore falas për subjektet tregtare që janë klientë të One Albania, kanë pagesa mujore mbi 15 mijë lekë dhe kanë marrë njoftime të kësaj natyre.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Artikulli tjetër Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.