Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një serie sulmesh me armë zjarri në provincën Afyonkarahisar, në perëndim të Turqisë. Autori i dyshuar është arrestuar pas një operacioni kërkimi të zhvilluar nga autoritetet.
Mes viktimave raportohet se janë edhe dy mësues.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat turke, tregojnë një person të veshur me xhaketë të zezë, pantallona të bardha dhe syze, i cili mban në duar një armë të gjatë pranë një furgoni të kuq.
Automjeti që dyshohet se ishte marrë nga autori u gjet më vonë i bllokuar në baltë. Ai e kishte braktisur mjetin dhe ishte larguar në këmbë.
Policia mbylli rrugët që të çonin drejt fshatrave ku ndodhën sulmet, ndërsa vijonte operacioni për kapjen e autorit.
Marrë nga Milliyet.tr