Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rënies së fortë të bursës në Wall Street, duke fajësuar demokratët për humbjet e regjistruara në tregjet financiare pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.
“Bursa përjetoi një nga ditët më të këqija në histori, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve. Është e trishtueshme ta shohësh këtë! U desh shumë punë për ta çuar në një nivel që askush nuk e kishte parë më parë dhe pastaj ndodhi kjo. Prandaj, edhe llogaritë tuaja 401(k) kanë rënë”, shkroi presidenti amerikan.
“Mos kini frikë, megjithatë, sepse së shpejti, në një mënyrë ose në një tjetër, do të jemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë më parë”, shtoi ai.
Reagimi i Trump erdhi pasi Wall Street regjistroi rënien më të madhe ditore që prej prillit 2025. Indeksi S&P 500 ra me 4.36%, Dow Jones humbi 3.44%, ndërsa Nasdaq pësoi një rënie prej 5.52%.
Marrë nga Associated Press