KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA/ A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA/ A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje?
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

SHBA/ A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje?

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2026 9:43 am
77 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zërat për një riorganizim të mundshëm të administratës së Donald Trump, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Në qendër të spekulimeve kanë qenë sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, për të cilët mediat amerikane kanë raportuar se mund të largohen nga detyra.

Megjithatë, ndërsa për Rubion janë mohuar kategorikisht pretendimet për dorëheqje, e ardhmja politike e Hegseth duket më e pasigurt, për shkak të kritikave ndaj mënyrës se si ka menaxhuar luftën me Iranin.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, disa zëra brenda kampit republikan kanë kërkuar zëvendësimin e tij, duke e lidhur rezultatin e dobët elektoral të partisë me pasojat e konfliktit ushtarak.

Vetë Trump ka pranuar se ka marrë telefonata lidhur me të ardhmen e sekretarit të Mbrojtjes, por ka theksuar se synon ta mbajë atë në detyrë.

Presidenti amerikan tha se kishte marrë disa telefonata për Hegseth, por shtoi se kishte “çdo qëllim” për ta mbajtur atë në administratë.

Më vonë, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump e vlerësoi punën e tij, duke deklaruar se Pete Hegseth ka bërë një punë fantastike. Ai përmendi mes arritjeve të tij operacionet kundër Venezuelës dhe luftën me Iranin, e cila tashmë ka hyrë në muajin e nëntë.

Pavarësisht mbështetjes së Trump, Hegseth po përballet edhe me një përpjekje për shkarkimin e tij përmes një procedure në Kongres.

Republikani Thomas Massie, një prej kritikëve të shpeshtë të presidentit, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa për nisjen e procedurës së shkarkimit të sekretarit të Mbrojtjes që në fillim të javës së ardhshme.

Në një deklaratë për Politico, Massie tha se do të aktivizojë rezolutën për shkarkimin e Hegseth. Ai i ka kërkuar gjithashtu Trump që ta zëvendësojë atë përpara se demokratët të marrin kontrollin e Kongresit në janar, në mënyrë që kandidaturat e reja të mund të konfirmohen nga Senati.

Nga ana e tij, Hegseth ka reaguar përmes një videoje, ku mbrojti punën e tij dhe sulmoi përpjekjet për shkarkimin.

“Na sulmojnë mua dhe ne, sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, deklaroi ai.

Sekretari i Mbrojtjes i cilësoi përpjekjet për shkarkimin e tij si një nismë të pabazë politike, duke akuzuar kundërshtarët demokratë për përdorimin e procedurave institucionale për të dëmtuar rivalët.

Ai përmendi si arritje të administratës rritjen e rekrutimeve ushtarake, rindërtimin e industrisë së mbrojtjes dhe eliminimin e disa nismave për diversitetin brenda ushtrisë.

Ndryshe nga Hegseth, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka mohuar raportimet se po shqyrton largimin nga detyra, për t’u përgatitur për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Në një intervistë për The New York Times, Rubio deklaroi se qëndrimi në administratën Trump deri në përfundim të mandatit ka qenë gjithmonë plani i tij.

“Më pëlqen puna që po bëj”, u shpreh ai, duke ironizuar raportimet për largimin e mundshëm: “Unë gjithmonë qesh kur thonë se ai do të largohet nga puna. Dhe pyes: Nga cila prej tyre?”.

Edhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i kanë cilësuar si lajme të rreme raportimet për largimin e Rubios.

Ndërkohë, sipas Washington Post, Trump mund të jetë duke shqyrtuar edhe ndryshime në drejtimin ushtarak, përfshirë largimin e gjeneralit Dan Caine, kreut të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, ose të admiralit Brad Cooper, drejtuesit të Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM). Të dy kanë pasur role të rëndësishme në këshillimin e administratës për luftën me Iranin.

Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat u dhanë demokratëve kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, kanë shtuar presionin ndaj administratës Trump. Presidenti dhe zëvendëspresidenti JD Vance kanë lidhur rezultatin elektoral me pasojat e luftës në Iran, duke e kthyer konfliktin në një prej çështjeve kryesore të debatit brenda kampit republikan.

 

Marrë nga ABC News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Wall Street pëson rënien më të madhe që nga prilli 2025, Trump fajëson demokratët
Artikulli tjetër Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës/ Kampionët e Shqipërisë bien në Rumani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.