KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
FokusKomentKryesorePolitikeZhvillim

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2026 11:27 am
76 Shikime
Share
6 Min. Leximi
Deputetja Monika Kryemadhi duke duke folur per gazetaret pasi ka dale nga ambientet e SPAK. Ajo eshte paraqitur ne zbatim te mases se sigurise, detyrim paraqitjeje, ndersa ka dorezuar me pare ankimimin zyrtar ndaj mases./r/n/r/nMP Monika Kryemadhi speaking to journalists after leaving the SPAK premises. She appeared in the implementation of the security measure, the obligation to appear, while she previously submitted an official complaint against the measure.
SHARE

Ish-deputetja Monika Kryemadhi parashtroi të enjten kërkesat e saj për marrjen e provave të reja nga gjykata në çështjen penale në ngarkim të saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Për gati pesë orë, Kryemadhi dhe avokatët e saj kundërshtuan provat e Prokurorisë dhe listuan prova shtesë për t’u administruar, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes nga ana e gjykatës për të folur në mënyrë të përmbledhur.

Kryemadhi pretendoi se SPAK i ka ndërtuar akuzat mbi interpretimin e të dhënave dhe provave të administruara gjatë hetimit administrativ, por sipas saj, vetë provat e prokurorisë i rrëzojnë këto akuza. Ajo i cilësoi të vërteta mesazhet e adminisurtara në telefonin e gjetur në banesën e nënës së saj, por nga ana tjetër pretendoi se janë nxjerrë nga konteksti dhe janë përdorur në mënyrë selektive me qëllim sajimin e akuzave.

Sa i përket akuzave për favorizimin e biznesmenit Adrian Shatku në marrëveshjen e interkonjeksionit, Kryemadhi tha se këtë të fundit e kishte kushëri dhe bisedat me të ishin bërë në një kuadër më të gjerë lidhur me problemin e monopolit që ishte krijuar në atë sektor. Sipas saj, nëse do kishte pasur qëllim për favorizim nuk do të ishin pyetur institucionet dhe operatorët.

Kryemadhi parashtroi se SPAK nuk analizon se cili prej komunikimeve lidhet me veprën penale, ndërsa akuzoi Prokurorinë se nuk kishte evidentuar mesazhet apo emailet në të cilat Shatku flet për kryeministrin Edi Rama dhe planet për ta takuar atë.

Kryemadhi evidentoi disa herë se SPAK nuk i ka paraqitur të gjitha komunikimet siç janë, por i ka veçuar dhe i ka nxjerrë nga konteksti, në favor të pretendimeve të tij.

Ajo këmbënguli se asnjë prej komunikimeve të saj nuk vërteton se ka ndërhyrë për të favorizuar Shatkun. Po ashtu, theksoi se Meta ka dërguar vetëm një mesazh që e pyet nëse i ka kthyer përgjigje zyrtare lidhur me ankesat e operatorëve të tjerë që raportonin disikriminim për shkak të monopolit në atë treg.

Kryemadhi pretendoi se prokuroria i ka shënuar mesazhet në orare dhe ditë të ndryshme nga ato faktike dhe kërkoi që të bëhet riekspertim i telefonit.

Ajo e cilësoi si fantazi të Prokurorisë dyshimin e ngritur për ortakëri me Shatkun, duke pohuar se nuk del asnjë e dhënë që të ketë pasur diçka të tillë.

“SPAK nuk ka shkuar nga prova tek njeriu, por nga njeriu tek prova,” tha Kryemadhi.

Ajo kërkoi që për këtë çështje të thirren për t’u pyetur si dëshmitarë kryeministri Edi Rama, kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe një person tjetër që kishte lidhje me vendburimet e naftës.

Po ashtu, u kërkua të thirren si dëshmitarë ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe vetë Shatku.

Lidhur me akuzën e ngritur për marrëdhënie korruptive me biznesmenin Samir Mane, Kryemadhi pretendoi gjithashtu se akuza bazohej në interpretime dhe jo në prova reale.

Sipas Kryemadhit, kronologjia e të gjithë transaksioneve nuk provon që të kenë përfituar diçka kundrejt favorizimit me ligj. Ajo nënvizoi se kishte qenë Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës që kishte propozuar projekt-ligjin për minierat dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Ëngjëll Agaçi që e kishte përcjellë atë në Kuvend. Ajo kërkoi të thirren si dëshmitarë për këtë çështje, Eduart Shalsi, Ëngjëll Agaçi, Edi Rama, Milena Harito, Pirro Xhixho, Përparim Spahiu, Aurora Alimadhi, Samir Mane dhe bashkëshortja e tij, Eva Mane, Ema Çoku dhe  arkitekti Marco Casamonti.

Ajo kundërshtoi edhe konstatimet për blerjen e apartamentit në zonën e ish-Bllokut. Kryemadhi evidentoi se në dosje mungojnë disa akte që kanë të bëjnë me ekspertimin financiar, si akti për kryerjen e betimit të ekspertes para prokurorit, vendimi prokurorit për zgjatjen e afateve, si dhe procesverbali për deklarimin e shkaqeve të përjashtimit.  Sipas Kryemadhit, nuk është e qartë nëse ekspertes i janë vendosur në dispozicion dokumente të vitit 2024.

Kryemadhi kërkoi që në seancën e ardhshme të parashtrojë kërkesat për prova edhe lidhur me çështjen e lobimit.

Gjykata rrëzoi në fillim të seancës një kërkesë të Metës për qëndrimin jashtë kabinës së xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, si dhe për lejimin e transmetimit live, duke konstatuar se janë kërkesa të përsëritura për të cilat është dhënë vendim më parë.

Ndërkohë, avokati i Metës parashtroi se takimet me të mbrojturin prej tij në ambjentet e paraburgimit kryhen nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë, duke cënuar të drejtën e tyre për të diskutuar në privatësi. Lidhur me këtë konstatim, gjykata vendosi t’i kërkojë Drejtorisë së Përgjithshme Burgjeve të marrë masa që mundësojë ruajtjen e kofidencialitetit gjatë takimeve të Metës me avokatin.

SPAK e akuzon Metën për aferën CEZ-DIA, një kontratë lobimi të LSI-së në Shtetet e Bashkuara si dhe ndikimet për llogari të biznesmenëve Samir Mane dhe Adrian Shatku. Meta dhe Kryemadhi i kundërshtojnë akuzat, duke i konsideruar ato si inskenime nga kundërshtarët politikë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Artikulli tjetër Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
Shqipëria korridor i trafikimit të 500 emigrantëve! Çmontohet rrjeti në Greqi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.