KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Helsinki synon të ndalë blerjen e pronave, në Finlandë, nga rusët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Helsinki synon të ndalë blerjen e pronave, në Finlandë, nga rusët
Bota

Helsinki synon të ndalë blerjen e pronave, në Finlandë, nga rusët

Përditësimi i fundit: 2 Shtator, 2024 1:48 pm
102 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Finlandës po propozon që të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në këtë shtet nordik. Ky propozim është bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, më 2 shtator.

Raportet me Finlandës dhe Rusisë fqinje janë përkeqësuar që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Kjo luftë nxiti Helsinkin që të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Ndalesa e propozuar për blerjen e pronave të patundshme nuk parashihet të prekë qytetarët me shtetësi të dyfishtë dhe rusët që kanë leje të përhershme banimi në Finlandë apo në shtetet të tjera të Bashkimit Evropian.

Ekspertët fillimisht do ta vlerësojnë këtë ndalesë të propozuar dhe më vonë të dërgohet për votim në Parlament.

“Rregulloret synojnë të parandalojnë ndikimin e mundshëm armiqësor ndaj Finlandës”, tha Hakkanen gjatë një konference për media.

Finlanda veçse është duke monitoruar rreth 3.500 prona që janë të lidhura me pronarë rusë, tha ministri i Mbrojtjes, pa dhënë më shumë detaje.

Helsinki për një kohë të gjatë ka synuar që të ndalojë rusët që të blejnë prona pranë vendndodhjeve strategjike, për shkak të raporteve mes dy shteteve. Tetorin e vitit të kaluar, Finlanda ndaloi tri blerje të pronave nga rusët, ndërkaq në janar të këtij viti edhe tri të tjera.

Finlanda ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë. Ky shtet ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Rusinë dhe ka akuzuar Kremlinin se po përdor migrimin si armë, duke i inkurajuar emigrantët aziatikë dhe afrikanë që të kërkojnë azil në Finlandë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Uzuni në vend të Brojës në kombëtare
Artikulli tjetër Zelanda e Re trefishon taksën e turistit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.