KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hungari: Një legjendë shahu si presidente?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hungari: Një legjendë shahu si presidente?
AktualeAnalizeBotaPolitikeSociale

Hungari: Një legjendë shahu si presidente?

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2026 8:54 am
50 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, Në një deklaratë në Facebook ai tha se Hungariaka nevojë për “unitet, paqe dhe një president për të cilin mund të ndihen krenarë të gjithë hungarezët ”.

Magyar tha se do të zhvillojë një takim me 49-vjeçaren Judit Polgár për ta pyetur, nëse është e gatshme të ushtrojë detyrën e presidentes deri në miratimin e një kushtetute të re. Presidenti aktual, Tamás Sulyok, aleat i ish-kryeministrit Viktor Orbán, e humbi mandatin e tij si pasojë e një ndryshimi në kushtetutë.

Shahistja më e madhe e të gjitha kohërave

Judit Polgár konsiderohet si shahistja më e madhe e të gjitha kohërave. Ajo ishte numri një në botë në kategorinë e femrave për rreth 25 vjet dhe mbetet e vetmja grua që ka arritur të renditet mes dhjetë shahistëve më të mirë në botë në të gjitha kategoritë.

Judit Polgár arriti në vitin 2002 një fitore të bujshme kundër disa kampionëve botërorë të shahut, ndër të tjerë edhe ndaj shahistit rus Garri Kasparov, një nga shahistët më të mëdhenj në histori. Gjatë karrierës së saj ajo ka folur shpesh për paragjykimet seksiste që ka hasur në botën e shahut dhe për sfidat që iu desh të kapërcente për t’u pranuar në nivelin më të lartë të garave. Në vitin 2014 Polgár u tërhoq nga shahu profesionist.

Polgár ka shumë pak lidhje me partitë politike dhe gëzon reputacion të madh në Hungari. Emri i saj për postin e presidentes qe propozuar në një letër të hapur të nënshkruar nga figura të njohura hungareze, mes të cilëve edhe Ernő Rubik, krijuesi i kubit të famshëm Rubik. Deri tani Polgár nuk është shprehur publikisht lidhur me këtë propozim.

Ndryshimi kushtetues

Parlamenti hungarez miratoi javën e kaluar një ndryshim kushtetues që çoi në largimin nga detyra të presidentit Tamás Sulyok. Edhe pse Sulyok e kritikoi këtë ndryshim ai deklaroi të shtunën (18.07.) se nuk kishte mundësi ligjore për ta kundërshtuar atë. Dita e tij e fundit në detyrë si kreu i shtetit ishte të dielën.

Deri në zgjedhjen e një presidenti të ri funksionin e presidentes do ta ushtrojë përkohësisht kryetarja e Parlamentit, Ágnes Forsthoffer. Sipas procedurës Parlamenti duhet ta zgjedhë presidentin e ri brenda 30 ditëve.

Partia Tisza e Peter Magyarit fitoi me një shumicë prej dy të tretash në zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund sundimit të nacionalistit të djathtë Viktor Orbán, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 2010. Kjo shumicë i mundëson Magyarit të miratojë ndryshime kushtetuese dhe të ndërmarrë reforma të rëndësishme institucionale.

Magyar akuzon Sulyokun për një sërë shkeljesh që, sipas tij, lidhen me periudhën e qeverisjes së Viktor Orbánit. Kryeministri i ri i ka quajtur Sulyokun dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë si “marioneta” të paraardhësit të tij.

Zgjedhje e pazakontë

Péter Krekó, drejtor i institutit kërkimor Political Capital me seli në Budapest, e cilësoi Polgárin si një “zgjedhje të pazakontë”, pasi të gjithë presidentët e mëparshëm të Hungarisë kanë pasur përvojë politike. Sidoqoftë, ai vuri në dukje se Polgár ka ndërtuar me sukses një profil të fortë ndërkombëtar dhe gjatë dekadave të fundit ka takuar dhjetëra udhëheqës shtetesh për të promovuar shahun, zhvillimin e talenteve dhe arsimin.

Sipas Krekós, Judit Polgár mund të luajë një rol të rëndësishëm diplomatik në një periudhë kur ndryshimet politike në Hungari po tërheqin vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Megjithatë ditët e fundit janë shtuar zërat kritikë që paralajmërojnë se shkarkimi i presidentit mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e demokracisë dhe të institucioneve në Hungari.

Partia Fidesz e Viktor Orbánit e hodhi poshtë propozimin për emërimin e Judit Polgár në postin e presidentes.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OKB-ja kërkon të riaktivizojë bisedimet e paqes në Qipro
Artikulli tjetër Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.