KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pronari i One Albania hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët në Shqipëri përballen me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pronari i One Albania hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët në Shqipëri përballen me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pronari i One Albania hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët në Shqipëri përballen me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 11:10 am
127 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pronari i One Albania, biznesmeni hungarez Gelert Zoltan Jasai është në qendër të pretendimeve për lidhje klienteliste dhe dyshime për korrupsion në Hungari, ndërsa në Shqipëri kompania e tij përballet me denoncime për mënyrën e mbledhjes së detyrimeve ndaj abonentëve.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Ligjore Europiane, CELS, qytetarë dhe biznese po marrin njoftime për borxhe të pretenduara, të cilat thonë se nuk i njohin dhe se nuk janë shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në këtë proces janë angazhuar dy kompani, ODMC Albania dhe D&A Fin Partner. Ato u kërkojnë abonentëve pagesa që, në disa raste, arrijnë rreth 1 mijë lekë për çdo numër telefoni, duke i paralajmëruar se brenda 10 ditëve mund të përballen me procese gjyqësore dhe përmbarimore.
ODMC Albania është regjistruar në Shqipëri në prill të vitit 2023 dhe është degë e kompanisë serbo-qipriote ODM Collections. Në dhjetor të po atij viti, kjo kompani ka arritur një marrëveshje për blerjen e portofolit të borxheve të pretenduara ndaj abonentëve të One Albania.

Ndërkohë, D&A Fin Partner, në pronësi të Dritan Abazit dhe Anis Hoxhës, është përmendur edhe në denoncime të mëparshme lidhur me mbledhjen e detyrimeve dhe çështjet e mikrokredive.

Burimet e lidhin kompaninë edhe me pronarin e “IuteCredit” (iuteCredit Albania SH.A.), Akan Ajdini, një tjetër emër i përmendur në çështjet e mikrokredive. Sipas të njëjtave informacione, Ajdini ka bashkëpunuar me rrjetin e lidhur me “One Albania” dhe në operacione financiare që prekin “OTP Bank”.
CELS e ka cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mos paguajnë shuma që nuk mbështeten me fatura dhe dokumente të qarta, si dhe të denoncojnë çdo formë presioni.

Për pyetjen “mbi çfarë baze ligjore dhe kontraktore po kërkohen këto para”, One Albania duhet të bëjë transparente origjinën, periudhën dhe mënyrën e llogaritjes së çdo detyrimi të pretenduar.
Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik
Artikulli tjetër Arrestohet grabitësi i bankës te Komuna e Parisit, vodhi 60 mijë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.