KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 11:25 am
147 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Emërtimet problematike të disa objekteve arkeologjike, të vendosura gjatë rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, vazhdojnë të qëndrojnë në vitrina. Një verifikim i ri në terren nga Media Amfora konstatoi se busti funerar i një gruaje ilire vijon të prezantohet me një emër tjetër, ndërsa disa objekte të rëndësishme shoqërohen me përshkrime që nuk japin informacion të mjaftueshëm për historinë e tyre.

“Përmbajtja shkencore e ekspozitave muzeore bazohet në studimet dhe vlerësimet profesionale të specialistëve të fushës, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, u përgjigj Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për Media Amforën.

Megjithatë, në muzeun që u rihap më 28 prill 2026, pas një procesi të gjatë rikonstruksioni, vizitorët vazhdojnë të përballen me emërtime që nuk përputhen me identifikimet e dokumentuara në studimet arkeologjike.

Rasti më domethënës është busti funerar i një gruaje, që përpara rikonstruksionit njihej si “Kleitia”. Pas ndërhyrjes, objekti u rikthye në të njëjtin pavijon, por këtë herë me etiketën “Bust funerar i Aristomenës, me veshje ilire”.

Problemi nuk qëndron te ndonjë ndryshim në interpretimin e veshjes apo të periudhës historike. Emri “Kleitia” është i gdhendur në gjoksin e bustit, ndërsa arkeologët Neritan Ceka dhe Olgita Ceka e kanë identifikuar atë në një studim të botuar në vitin 2020 si “Kleitia Lysandrou”.

Majtas, busti ilir para ndërhyrjes quhej “Kleitia” (foto nga “Albanian Archaeology”) dhe djathtas, pas ndërhyrjes vazhdohet të quhet “Aristomena”

Në të njëjtin studim, autorët trajtojnë Kleitian dhe Aristomenean si dy monumente funerare të ndryshme. Të dyja mbajnë emra grekë, por paraqiten me veshje ilire, duke dëshmuar ndërthurjen e kulturave në Dyrrahun antik.

Ndryshimi i emrit ishte një nga problematikat që Media Amfora evidentoi në investigimin e publikuar më 8 korrik, mbi rikonstruksionin dhe riorganizimin e ekspozitës së muzeut, ku dokumentoi se investimi prej miliona eurosh përfundoi kryesisht me ndërhyrje ndërtimore, ricikloi pjesën më të madhe të ekspozitës së mëparshme dhe la pa realizuar disa nga risitë e parashikuara në projekt.

Katër muaj më vonë, fotografia e realizuar gjatë verifikimit të ri në terren tregon se etiketa e bustit mbetet e pandryshuar. Por ngatërrimi i emrit të Kleitias nuk është problemi i vetëm që vijon të jetë i pranishëm në muze.

Në vitrinën e Artemisionit, ku ekspozohen objekte të lidhura me kultin e perëndeshës Artemis, një figurinë prej terrakote vazhdon të prezantohet me emërtimin “Zadrimore/Protome-bust i zhveshur”.

Termi “zadrimore” lidhet me mënyrën e paraqitjes së flokëve dhe jo me identitetin apo funksionin fetar të objektit. Në vend të një shpjegimi për lidhjen me kultin e Artemisës, vizitori përballet me një përshkrim që i tregon kryesisht pamjen e figurinës.

Në të njëjtën ekspozitë përdoren edhe emërtime si “Vajza të ulura të zhveshura/Kukull e ulur e zhveshur”, “Vajza të ulura të veshura/Kukull e ulur e veshur” dhe “Grua e ulur në fron”.

Ironia vazhdon edhe me një altar prej mermeri të shekujve I-II të erës sonë, të zbukuruar me kokë demi, të cilin muzeu e prezanton thjesht si “Altar me kokë demi”, pa u shpjeguar vizitorëve se ky motiv, i njohur në artin romak si bukranion, lidhej me ritualet e flijimit dhe besimet fetare të antikitetit. Kështu, një objekt rreth 2 mijëvjeçar, që mund të tregonte shumë për jetën fetare të kohës, mbetet për vizitorin kryesisht një altar me kokë demi.

Këto përshkrime nuk arrijnë t’u tregojnë vizitorëve rëndësinë e Artemisionit të Dyrrahut, një prej komplekseve fetare më të studiuara të qytetit antik. Në këtë vend, besimtarët depozitonin objekte prej balte në shenjë adhurimi dhe falënderimi për perëndeshën Artemis.

Ironia qëndron te fakti se një nga qëllimet e projektit të rikonstruksionit ishte pikërisht pasurimi i informacionit për objektet arkeologjike. Por, edhe pas ndërhyrjes, vizitorët vazhdojnë të përballen me emërtime të pasakta dhe përshkrime të mangëta në rastet e dokumentuara nga Amfora. Një projekt që duhej ta bënte më të kuptueshme historinë e qytetit, në këto raste rrezikon t’i çorientojë vizitorët në vend që t’i informojë.

Projekti për rikonstruksionin e muzeut kishte një vlerë prej 3,8 milionë eurosh, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit EU4Culture dhe të zbatuar nga UNOPS-i. Punimet nisën në fund të vitit 2022, me një afat fillestar prej 17 muajsh, por muzeu u rihap vetëm më 28 prill 2026.

Projekti për rikonstruksionin e muzeut kishte një vlerë prej 3,8 milionë eurosh, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “EU4Culture” dhe të zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS). Punimet nisën në fund të vitit 2022, me një afat fillestar prej 17 muajsh, por muzeu u rihap vetëm më 28 prill 2026.

Kështu, ndërsa shumë prej objekteve u rikthyen në një ekspozim të ngjashëm me atë të mëparshëm, të paktën njëri prej tyre, busti i Kleitias, u rikthye me një emër tjetër.

E pyetur posaçërisht për problematikat e emërtimeve, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit sqaroi se çdo vlerësim i mëtejshëm shkencor apo përditësim i informacionit, kur çmohet i nevojshëm, zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara nga ligji i vitit 2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i ndryshuar.

Por institucioni nuk shpjegoi se mbi cilin studim ishte mbështetur emërtimi “Aristomena” për bustin e Kleitias dhe as nëse do të rishikoheshin përshkrimet e evidentuara nga Amfora.

Ndërkohë, më 27 tetor, Qendra Muzeore Durrës njoftoi se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 numri i vizitorëve në institucionet që administron ishte rritur nga 44.113 në 53.610, ose rreth 21,5%. Të ardhurat u rritën me 44,2%, duke arritur në rreth 13,8 milionë lekë.

Qendra e renditi rihapjen e Muzeut Arkeologjik mes faktorëve që kishin ndikuar në këtë rritje, megjithëse statistikat i përkasin të gjitha institucioneve që ajo administron.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, më i madhi në Shqipëri për koleksionin e tij me mbi 3 mijë objekte, u hap për herë të parë në vitin 1951 nga arkeologu Vangjel Toçi, ndërsa godina aktuale u përurua në vitin 2002. Pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, muzeu iu nënshtrua rikonstruksionit për të përmirësuar kushtet e ruajtjes dhe ekspozimit të objekteve, si dhe për t’u ofruar vizitorëve më shumë informacion mbi historinë e qyteti

Ndërsa Qendra Muzeore raporton më shumë vizitorë dhe të ardhura, në vitrinat e Muzeut Arkeologjik vazhdojnë të qëndrojnë emërtimet problematike të konstatuara pas rikonstruksionit. Kleitia mbetet Aristomena dhe disa prej objekteve të tjera vijojnë të shoqërohen me përshkrime që tregojnë pak për historinë e tyre.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes
Artikulli tjetër Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.