KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 11:40 am
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ende pa u mbyllur plaga e madhe e vetë shtetit me Aeroportin e Vlorës, ku ortakët që fituan koncesionin po zihen me njëri tjetrin për aksionet, apo ku klane të mëdha të qeverisë po mbështesin njëri apo tjetrin, ja ku vjen projekti i radhës, sërish me lojëra aeroportesh.

Deri më tani kemi parë ndërtime të pistave, braktisje të projekteve, bërjen e tenderave të studimit, të projektimit. Janë shpenzuar dhjetëra miliona euro me idenë për t’a shndërruar Shqipërinë në hartën e udhëtimeve, qoftë ato komerciale, turistike apo edhe sezonale.

Megjithatë ajo më skandalozja është se projektet zvarrisin, hidhen dhjetëra apo qindra miliona euro dhe sërish Shqipëria ka vetëm një aeroport, edhe atë të dhënë me koncesion, ndërkohë që Vlora po zvarritet e Kukësi s’ka asnjë lëvizje.

Ditët e fundit, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur një procedurë tepër të dyshimtë, ky synohet që të studiohet tregu para se të vendoset për dhënien me koncesion të një sipërfaqe të stërmadhe në Gjirokastër, atje ku ka funksionuar për shumë vite aerodromi i qytetit, i cili është funksional për avion të vegjël e turistikë, ndërkohë që synohet të bëhet ndërkombëtar, të paktën me letra sa për ta shtënë në dorë një pasuri të stërmadhe.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin për studimin e tregut “për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Gjirokastrës”. Kërkohet përzgjedhje e konsulentëve të jashtëm për hartimin e studimit të fizibilitetit për projektin.

“Qëllimi është kryerja e studimit të tregut me qëllim sigurimin e të dhënave të verifikueshme dhe të krahasueshme të cilat do të shërbejnë për përllogaritjen e fondit limit. Për shkak të karakterit të veçantë të projektit, studimi i fizibilitetit kërkon angazhimin e ekspertizës së specializuar në fusha të ndryshme përfshirë ndër të tjera, aviacionin civil dhe infrastrukturën aeroportuale, analizën teknike, ekonomike dhe financiare, çështjet ligjore dhe kontraktore, aspektet mjedisore dhe sociale si dhe identifikimin, vlerësimin dhe alokimin e risqeve të projektit”, thuhet në këtë dokument.

Me pak fjalë, kërkohet një firmë private që të bëjë fillimisht studimin e tregut dhe më pas do t’a japë me koncesion, ashtu si veprat më të mëdha në Shqipëri, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në mal apo në bregdet. Vox Neës ka mësuar se disa oligarkë ia kanë vënë syrin, për të shtënë fillimisht në dorë pasurinë dhe për të operuar në një fushë që sa vjen është edhe fitimprurëse.

Në dokumente përcaktohet se konsulenti do të parashikojë kërkesën për transport ajror, zonën e mbulimit, rrjetin e pritshëm të linjave ajrore, avionin kritik/dezajnues dhe kërkesat për performancën e pistës. Gjithashtu edhe lartësinë mbi nivelin e detit dhe kushtet meteorologjike, terrenin dhe mjedisin e pengesave, modelin e synuar të operimit, operimet e pritshme, kërkesat për zhvillimin afatgjatë dhe justifikimin ekonomik dhe financiar.

Në dokumentet e tjera, synohet që marrin përgjigje disa pyetje nëse aeroporti a është teknikisht dhe operacionalisht i realizueshëm? Çfarë lloj aeroporti duhet të zhvillohet për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme kërkesës së parashikuar?

Gjithashtu edhe cilat duhet të jenë karakteristikat kryesore funksionale dhe operacionale të aeroportit? Apo nëse vendndodhja e propozuar e përshtatshme nga këndvështrimi aeronautik?

“Rezultatet duhet të zhvillohen në një nivel të mjaftueshëm detaji për të mbështetur vendimmarrjen nëse projekti duhet të vijojë, analizën ekonomike dhe financiare, modelin e mundshëm PPP/Koncesion dhe, nëse miratohet, përgatitjen për Fazën pasuese të Projektimit”, thuhet në dokument. Pra, mjaft qartë se do të jepet me koncesion.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Edi Rama, autori që i shkroi vetes aktakuzën 15 vjet përpara
Artikulli tjetër SPAK pranon kallëzimin ndaj Ramës dhe KKT-së, nis hetimin për resortet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.