KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK pranon kallëzimin ndaj Ramës dhe KKT-së, nis hetimin për resortet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SPAK pranon kallëzimin ndaj Ramës dhe KKT-së, nis hetimin për resortet
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

SPAK pranon kallëzimin ndaj Ramës dhe KKT-së, nis hetimin për resortet

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 11:43 am
353 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

SPAK ka regjistruar procedim penal mbi bazën e kallëzimit që një grup ekspertësh dhe protestuesish depozituan më 12 gusht ndaj kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Në një shkresë me datë 6 nëntor, nënshkruar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, prokuroria u konfirmon kallëzuesve se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe ndodhet “në hetim”.

Kallëzimi mbështetet kryesisht në hetimet e Citizens.al: “The Albanian Files”, harta e resorteve mbi zonat e mbrojtura, dhe “Dosjet e KKT-së”, baza e të dhënave me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit, publikuar në platformën whoownsthealbaniancoast.com. Të tre projektet në fokus janë dokumentuar më parë nga Citizens.al.

“Dokumentet, e zeza mbi të bardhë, janë mënyra e vetme për ta rrëzuar gjithë këtë zhvillim të gabuar të territorit”, thotë për Citizens.al arkitektja Entela Spahivogli, nismëtare e kallëzimit. Sipas saj, kallëzimi është përkthimi në gjuhë ligjore i revoltës që shpërtheu në Zvërnec dhe e kanë nënshkruar të gjitha grupet e protestës, “pavarësisht ndasive”. Ajo pret që SPAK t’i shqyrtojë projektet një nga një, duke nisur nga “ai që firmos, kryetari i KKT-së, që është Kryeministri”.

Deri tani kallëzime të tilla kanë përfunduar me mosfillim. Kjo do të thotë se nën hetim janë Rama dhe i gjithë zinxhiri vendimmarrës i KKT-së që ka vendosur për tre projektet.

Nga sheshi në SPAK

Kallëzimi kërkon hetim për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe grup të strukturuar kriminal. Thelbi i tij është një model i përsëritur: ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi, jepet leja, gjithmonë përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, që e kryeson kryeministri.

Tre rastet në fokus:

  • Baks-Rrjoll. Vendimi nr. 39 i KKT-së, datë 17.12.2024, me firmën e Ramës dhe të Belinda Ballukut, miratoi rregulloren e veçantë për resortin “Blue Borgo”. Projekti mori statusin e investitorit strategjik, ndonëse AIDA ka konfirmuar dy herë se nuk ekziston vendim i Komitetit të Investimeve Strategjike.
  • Divjakë-Karavasta. Masterplani “Kingscoast”, për një qytet të ri brenda parkut kombëtar, u depozitua që në tetor 2023, ndërsa regjistri zyrtar e tregon ende zonën si të mbrojtur.
  • Zvërnec. Masterplani i parë u hartua në 2022 për Kastrati Group. Sot projekti zhvillohet nga një kompani e regjistruar përmes një trust-i në Holandë, me pronarë realë të panjohur publikisht.

Kallëzuesit i kërkojnë SPAK të mos ndalet te këto tre raste, por të hetojë çdo projekt ku janë përdorur të njëjtat mekanizma.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve
Artikulli tjetër Atdheu pa semaforë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.